>
LETERSISHQIP

Çaste...

Ulur pranë zjarrit, të dy qetësisht,
Mërdhirë në trup, a thua pranverë,
Si lëngu bekuar nga dora e Zotit,
Na shkoi në shpirt një shishe me verë.

Një puthje mes buzëve këmbyem të dy,
Pastaj në një botë krejt tjetër ne qemë,
Me verën I pamë gjithë ngjyrat e zjarrit,
Dhe shkuam të dy që të flemë.