>
LETERSISHQIP

Kot Dhe Unë Nuk Di Çfarë Shkruaj

Mbaroi dhe një ditë,
Por brengat të njejtën shije kanë,
Një tjetër shpresë prej duarsh më iku,
Dhe ditët njëra tjetrës i ngjajnë.

Si vargmale ngrihen dhimbjet,
Loti prapë më ngriu në sy,
Unë për ty sërish mendohem,
Asnjëherë nuk të bëj dy.

Vallë për mua mund ta ndërroje,
Botën tënde me asgjë,
Mund ti grisje retë e qiellit,
Qepur me gjilpërë dhe pë?

Vallë për mua do të ndizje,
Lart në qiell yjet zjarr?
Marrëzi prej dashurie,
Që mbas vetes të heq zvarrë.

Mbi flokë hënën të ma zbrisje,
Kur më duhet për pasqyrë,
Asnjëherë mos më braktisje,
Të më kesh si shëmbelltyrë.

Sa përgjigje nuk më kthehen,
Kot dhe unë, s'di se ç'shkruaj,
Në dëshirë orët me kthehen,
Vetëm pak, shumë pak më duaj.