>
LETERSISHQIP

A Mbahen Ujqërit Në Vathë ?!

A mbahen uqërit në vathe?
Në tokë janë, kanë lëshuar brirë,
Ti s'mundesh ti fshihesh kafshimit,
I kemi pranë vetes të lirë.

I gjen në sallone mondane,
Në karriket ku I ulëm vete ne,
Der ne grykë kollarisur,
Të gjithë pa fe e pa fre.

I gjen nëpër televizione,
Në tempujt ku mbajnë ligjërime,
S'kanë dhimbje për ty as për mua,
Në sy të lajnë me mashtrime.

Një ditë s'do të gjejmë derman,
Ata shtohen sikur grami në tokë,
E flliqur qënka kjo farë,
Çoroditur, mjeruar kjo botë.

Këta uqër me forma njeriu,
Nuk ngopen dhe kanë veç uri,
Një ditë do t'kenë nga shtatë koka,
Po s'u zgjuam unë edhe ti.
New Jersey, August 2022