>
LETERSISHQIP

Një Kafe Në Fier

Një kafe në Fier,
Një mall thellë në shpirt,
Një mall për rrugicat,
Ku ecja pa frikë.

Për një buzëqeshje,
Për një mirmëngjes,
Për ditet e mija,
Plot diell dhe shpresë.

I dija përmëndësh,
Çdo qoshe e prag,
Tani psherëtijë,
Sa larg jam, sa larg...

Sa vite larg teje,
I bukuri qytet,
Një mall emigranti,
Një lot që rrëshqet.

Në ëndërr e shoh,
Gjithmonë sikur vi,
Një kafe diku,
Ne Fier e pi.

Një kafe me zemër,
Një kafe me shok,
Ku era e dimrit,
Më duket e ngrohtë.

Mbushem me frymë,
Sikur fluturoj,
Një kafe gjetiu,
Nuk është kurrë njësoj.

Një kafe në Fier,
Një ëndërr në shpirt,
Zot të lutem,
Endrrën bëmë dritë!

Dedikuar qytetit tim të lindjes.