Tema: Poezi Për Vendlindjen
Të Thjeshtat Gjëra Ku Shkuan
Pse gjërat e thjeshta nuk kanë më vlerë,
Dikur kish dashuri dhe një kurorë,
Mjaftonte të thurje me duar gërshet,
Ca luleborë.
Ku shkuan gjërat e thjeshta, ku vanë,
Kur qeshje me lot e me shpirt,
Ku shkuan skuqet e vajzave në fytyrë,
Kur u flisje për dashuritë.
Të thjeshtat gjëra ku shkuan,
Ato trokitjet në derë pa lajmërim,
Kur mikut I nxirrje ç'ka kishe gatuar,
Dhe në sy, kishe gëzim.
Ku shkuan gjërat e thjeshta, kam mall,
Sa shumë qënkam rritur,
Po tjetërsohem dalëngadalë,
Duke pritur.
- Poezi nga Arjana Fetahu Gaba
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Arjana Fetahu Gaba
Komente 0