>
BIOSHQIP

28 Nëntori

Pavarësia e Shqipërisë

Më 28 Nëntor, të gjithë shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke. Gjithçka nisi në atë që njihet si 28 nentori i Skenderbeut. Më 28 nëntor 1443, heroi kombëtar i Shqipërisë, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e Krujës. Ai e bëri atë në kundërshtim me turqit që sundonin vendin. Edhe pse pas vdekjes së Skënderbeut në vitin 1468, shqiptarët e humbën sërish pavarësinë. Ndërkaq, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Kjo ditë shënon pavarësinë e kombit shqiptar.

Pavarësia e Shqipërisë nga perandoria turke, mjerisht jo e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme. U desh fillimi i Luftës së Parë Botërore dhe shkatërrimi i perandorisë së xhonturqve, që shqiptarët të kurorëzonin ëndrrën e viteve për një Shqipëri “më vehte, të lirë e të mosvarme”.

Më 28 nëntor tё vitit 1912, në Vlorë, u ngrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në Kongrese e në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga fuqitë e Shtetet e kohës. Prandaj, më 28 nëntor shqiptarët kujtojnë ngjarjen e 1912-tës qё ndodhi në Vlorë, ku u ngrit Flamuri Kombëtar i Kastriotëve, simbol i lirisë, i pavarësisë, i ëndrrave për një ardhmëri më të mirë të kombit shqiptar në gjirin e kombeve të përparuara të botës.

Pra, Dita e shpalljes së Pavarësisë, që përkujtohet çdo 28 Nëntor, na nxit të meditojmë për fatet historike të Kombit shqiptar, me të cilat lidhen në mënyrë të pazgjidhshme edhe fatet e çdo shqiptari e për vlerat që përmban e rrezaton Flamuri Shqiptar. Kujtimi që sot na çon sa në 28 Nëntorin e 1912-tës, na sjell në mendje e në zemër edhe rrugën e përshkuar gjatë vjetëve e shelujve nga ata shqiptarë, që pa asnjë dallim e me përkushtim, bindje punuan dhe flijuar gjithçka, madje edhe jetën për Atë Ditë e për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kuq e Zi.

28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, shumica absolute e popullsisë të së cilës është etnikisht shqiptare. Kjo ditë festohet edhe në trojet shqiptare në Maqedoni e në Malin e Zi.
Artistë me Flamur
Estrada Uron 28 Nëntorin
Intervistë Ekskluzive

Estrada Uron 28 Nëntorin

Kombi ynë nëpër shekuj të përgjakur ka shënuar historinë e lavdinë, duke ngritur lartë vyrtytet njerëzore. Si kurorë e gjithë arritjeve konsiderohet shpallja e pavarësisë, më 28 nëntor 1912. Për nder ...

Festa e 28 Nëntorit
{{ sortlabel }}
{{ page + 1 }}/{{ pages }}