A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
                    
Çmimi Tekste SHQIP 2013

Ndërmarrim këtë fundvit një nisëm që shpresojmë të bëhet traditë këtu në teksteSHQIP.com. Cili është teksti më i bukur për vitin 2013? Me ndihmën e një jurie profesionistësh dhe neutrale, kemi arritur të përzgjedhim 10 tekstet më të bukura për vitin 2013. Ndoshta nuk janë këngët më të dëgjuara për këtë vit, por ju garantojmë se tekstet e këtyre këngëve janë të bukura dhe ne ju sygjerojmë që ti lexoni dhe ti vlerësoni. Qëllimi i kësaj iniciative është të zhvendosim sadopak vemendjen e lexuesve dhe krijuesve të rinj drejt atyre teksteve të këngëve që vërtet e meritojnë te lexohen. Juria vendosi që Kënga Fituese të shpallet "Bekim" me tekst nga Adrian Hila, kënduar nga Rozana Radi.


Juria: (në rend alfabetik)

  • Adelina Mamaqi
    Adelina Mamaqi është një nga personalitetet e letërsisë shqipe me rreth pesëdhjetë libra të botuar, të ribotuar e të përkthyer brenda dhe jashtë vendit. Ajo është shquar edhe për krijimin e teksteve të këngëve dhe dha vlerësimet për çmimin "Tekste Shqip 2013" në rolin e kryetares së jurisë.

  • Irma Kurti
    Irma Kurti është poete e shkrimtare, por njihet edhe si një krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Ka marrë pjesë në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Është botuese e shumë librave dhe fituese e dhjetra çmimeve në Itali ku banon prej vitesh.

  • Mithat Sadiku
    Mithat Sadiku është një nga tekstshkruesit më të njohur nga Kosova, i cili ka bashkëpunuar me dhjetëra artistë. Ai është tekstshkrues i gati gjithë diskografisë së grupit NRG Band, por ka shkruar tekste dhe për Arta Bajramin, Kaltrina Selimin, Leonora Jakupin e shumë e shumë të tjerë.

  • Shkumbin Kryeziu
    Shkumbin Kryeziu jeton në Prishtinë dhe është një këngëtar mjaft i njohur. Ai ka qënë protagonist në muzikën kosovare për vite me radhë edhe si autor këngësh. Ai ështe gjithashtu një ndër producentët më të talentuar shqiptarë dhe drejton shtëpinë filmike "Labia Film".

  • Vullnet Ibraimi
    Vullnet Ibraimi është këngëtar, kompozitor, instrumentist dhe tekstshkrues nga Maqedonia. Ka bashkëpunuar me artistë nga të gjitha trevat shqiptare dhe ka marrë pjesë në shumë festivale. Ai është në konkurrim edhe në Festivalin e fundvitit në RTSH.

Viti 2013:
Tekstet e Këngëve:
  • 1 “BEKIM” 
    TEKSTI: ARDIAN HILA
    KËNDON: ROZANA RADI


    Rrugë të mbarë në jetën tënde
    Më ke mua për çdo dhembje
    Merre fatin në valixhe edhe shko.

    Të mesova dhe nuk dua
    bukën ti ta ndash me fajin
    Kur të bëhesh prind si unë
    Do më kujtosh, do më kujtosh.

    REFRENI:
    Nuk do kesh më nina-nana
    Por refren të egër jete
    Më beso e kam provuar edhe unë
    Kur të qash, ata gezohën
    Kur të qeshësh, do tërbohen
    Kur t’i duash, të urrejnë edhe më shumë.

    Rrugë të mbarë, kokën mos kthe
    Mos harro kush ishe dje
    Fal se falja është e shenjtë
    Mos urre.

    Rrugë të mbarë ty në çdo vënd
    E bekoj unë fatin tënd
    Në çdo nesër që të pret
    jam atje... jam atje.

    Lart  
  • 2 “E KAM PROVUAR” 
    TEKSTI: ARSIM BUNJAKU
    KËNDON: GENTA ISMAJLI


    Në zemrën time e lashë një vend
    Të zbrazët veç për ty
    Në rast se kthehesh dikur pranë meje
    Të jesh sigurt aty

    Të tjerët thonë se ka qenë e shkruar
    T'mos jemi bashkë në këtë jetë
    Por dashuria s'besoj që shuhet
    kur ndihet me t'vërtetë

    REFRENI:
    E kam provuar t’jetoj pa ty
    Me mall në shpirt e me lotë në sy
    E kam provuar që ti jap fund
    Por isha e thyer edhe më shumë
    Kam provuar t'harroj dikur
    Një herë e bëra, s'e bëj më kurrë
    E kam provuar vetëm një herë
    Asgjë pa ty më jo s'kishte vlerë

    Në çdo moment po e pyes vetën
    A do të shoh sërish
    Janë disa gjëra që s'ti kam thënë
    E që duhet ti dish

    Lart  
  • 3 “GABOJA” 
    TEKSTI: OLTI CURRI
    KËNDON: LEDINA ÇELO


    Gaboja...
    Këtu nën lëkurë jeton një shpirt
    që ti s'e njohe kurrë
    Dhe sytë prek ngadalë,
    mbushur me dritë
    Që kurrë s’e pe ti jo

    REFRENI:
    Unë ditë për ditë u tjetërsoja
    Doja ti ngjasoja asaj
    Unë ditë për ditë për ty ndryshoja
    Sa gaboja... Po pse të jem ajo?

    Gaboja...
    Ti kërkoje tjetër emer
    Gaboja...
    Unë jetoja si një tjetër
    Sa e rëndë të zgjohesh vetëm
    Po paguaj të vërtetën
    Gaboja...
    Mbi mëkate flija se të doja.

    Lart  
  • 4 “MË PRIT ATJE”
    TEKSTI: ALBAN SKENDERAJ
    KENDON: ALBAN SKENDERAJ


    Më prit atje, pritëm edhe pak
    Të na bashkohet dhe hëna
    Më prit atje, ti pritëm edhe pak
    Që të piktorojmë jetët tona
    E te kalojmë çdo mërzi
    E të harrojmë çdo lakmi
    Sepse një ditë do jemi vetëm hi

    REFRENI:
    Oh lër shpirtin të flas
    Po lër të derdhet dashuria pa masë
    Oh se do çdo njeri
    E kur e do s'ka kufi
    Dhe kur e ke s'ka nevojë per fantazi

    Do jem me ty deri natën vonë
    Dersa të shuhen dhe yjet
    Do jemi bashkë edhe kur agon
    Madje diellin e zgjojmë nëse duhet
    E mos me thuaj nuk e di
    Dhe ndonjë herë veç për tani
    Sepse një ditë do të jemi vetëm hi

    Lart  
  • 5 “ NË ZEMËR TË MBAJ” 
    TEKSTI: ENDRIT MUMAJESI
    KËNDON: VEDAT ADEMI & YLLKA KUQI


    Kam më shumë se një arsye
    Pse të dua në çdo ditë unë.
    Kam të drejtë dhe ti e di.
    Është e pakët largësia
    Në çdo herë kur të mendoj unë
    Eshtë e lehtë të vij tek ti.

    Thjeshtë do mbyll sytë, zërin ta gjej
    e nën lëkurë aromën ndiej,
    Sa e dëshiroj të jem
    Në krahët e tu të te them:

    REFRENI:
    Nuk më duhet të qaj
    Te kuptoj se në zemër të mbaj
    E pranoj që të dua pa fund
    Je larg meje, unë larg teje
    S'mundem dot.
    S'do mjaftoj as kjo jetë
    Të tregoj sa të dua vertetë
    Ta kujtoj unë edhe njëherë
    Je gjithçka ti, je ajo çfarë jam unë sot.

    Ti më fale gjysmën tënde
    Me sy mbyllur të jetoj unë
    Ti je dritë në sytë e mi.
    E ndajmë ritmin e kësaj bote
    Çdo sekondë ta dedikoj ty
    Zëri yt është melodi.

    Mrekullinë unë s'do e kërkoj
    Largësinë unë s'do e pranoj

    Lart  
  • 6 “TATUAZH NË ZEMËR” 
    TEKSTI: ALBAN SKËNDERAJ
    KËNDON: BESA


    Shenjë të kam përjetë
    Dhimbja ime e shtrenjtë
    Gdhendur je thellë në zemër, në zemër
    Shpirtin lë nënshkrim
    Brenda trupit tim
    Miku im më i vjetër

    REFRENI:
    Unë për ty e fal dhe jetën
    Se ti je tatuazh në zemër
    Je i vetmi që unë kam
    Forca që më mban
    Në shpirt si një titan

    Hapi sytë e tu
    Falma qiellin blu
    Jo, nuk dua një tjetër, një tjetër
    E ndjej nën lëkurë
    Sot më shumë se kurrë
    Dashurinë tonë të vjetër.

    Lart  
  • 7 “TË SHKUARA” 
    TEKSTI: AIDA BARAKU
    KËNDON: JEHONA SOPI


    Nga ajo ditë cigaren nuk e ndeza
    nuk lexoj gazeta
    Nga ajo ditë as kafen nuk e bleva
    pa krehur rrugës eca

    Thanë “Mos qaj”, më vjen të qaj
    Thanë “Mos qaj”, Më vjen të shaj
    Zemër, dhembje i thonë kësaj

    REFRENI:
    Nga ajo ditë gjumin nuk e fjeta
    më nuk qesh, asnjë vakt nuk e ha
    Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
    Thanë “Të shkuara”
    Nga ajo ditë e mbyllur në vetvete mbeta
    Thanë “Të shkuara”

    Rritemi, probleme miliona
    godasin ditët tona
    Secili lumë po rrjedh nga deti i vetë
    T'forcon çka nuk të vret.

    Lart  
  • 8 “NDJENJË PA KOHË” 
    TEKSTI: MARSELA ÇIBUKAJ
    KËNDON: MARSELA ÇIBUKAJ


    Orët kalojnë
    hijen në dorë, bardhë e zi shikoj
    ti fotogrofinë në sytë e mi jeton
    Qyteti që nga larg drita më nuk ka
    U shuan ngadalë
    Kenga që po fryn të pëshperit ajo
    pa melodi, pa fjalë.

    REFRENI:
    Larg teje kërkova
    në çdo shikim kishte vetmi.
    Botës mohova
    një ndjenjë pa kohë, pa shi.
    Nga vetja largova një krenari
    një dritë për shpirtin tim
    dhe prapë ëndërroj

    Oret kalojnë
    stinët që shkuan ngjyrat kthejnë
    ti fotografinë nga sytë e mi rrëmben.
    Qyteti që nga larg drita më nuk ka
    U shuan ngadalë
    Kenga që po fryn të pëshperit ajo
    pa melodi, pa fjalë.

    Lart  
  • 9 “NUK TA FAL” 
    TEKSTI: ILIR BERANI
    KËNDON: KALTRINA SELIMI


    Vetmia tani më ka mbytur
    lumturi pas teje kot kërkoja
    Ta fala kohën kur besoja në dashuri
    Ta fala kohën kur jetoja.

    Jam trup pa shpirt, roman pa fjalë
    Se pas teje për mua koha u ndal
    E dashuruar, e verbuar të besova se s'të njoha
    E per tu shëruar s'mjafton më koha

    REFRENI:
    Çdo minutë të kam dhuruar dashuri të sinqertë
    Pse s'më ke vlerësuar ani nuk ka dert
    Po të fal se m'ke lënduar, po të fal se je larguar
    Nuk ta fal kohën që ma ke harxhuar

    Të gjitha unë ty t'i kam falur
    Zemra për ty po më thehet
    Hapin në vrap ti ma ke ndaluar
    Koha e shkuar më nuk kthehet

    Lart  
  • 10 “SI DUKEM UNË PA TY” 
    TEKSTI: ENDRIT MUMAJESI
    KËNDON: ERIK LLOSHI


    S'të kam dashur kurrë me fjalë
    se kam dashur shumë jo pak
    një njëri mbetet njeri
    për mua u bë gjithçka
    do e gjej pa ty një vend
    do e ndërroj dhe këtë planet
    por e di do të shikoj
    prapë diku në universin e pafund
    se ngjan njësoj me rrugën ku më le

    REFRENI:
    Lamtumirën do ta them
    1000 herë, por jo me zemër
    lamtumirën do ta ndjej
    s'do të shoh më aq më tepër
    se nuk mund të harroj kurrë
    dhe pse po shkon e s'je vetëm
    të lutem ma thuaj në sy
    si dukem unë pa ty

    Do të gjesh gabim tek unë
    nuk kam një, e di kam shumë
    më të bukurin ti s'e di
    pra të quaj dashuri
    do jetoj dhe sot për ty
    s'do e quaj një ditë jete
    se si dje do të mendoj
    do gënjej s'të kam menduar asnjë çast
    dhe pse unë për ty po flas.

    Lart  




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019