A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
                    
Çmimi Tekste SHQIP 2014

Rikthehet çmimi TeksteSHQIP për tekstin më të bukur për vitin 2014.

Me ndihmën e një jurie profesionistësh dhe neutrale, kemi arritur të përzgjedhim 10 tekstet më të bukura për vitin 2014. Ndoshta nuk janë këngët më të dëgjuara për këtë vit, por ju garantojmë se tekstet e këtyre këngëve janë të bukura dhe ne ju sygjerojmë që ti lexoni dhe ti vlerësoni.

Qëllimi i kësaj iniciative është të zhvendosim sadopak vemendjen e lexuesve dhe krijuesve të rinj drejt atyre teksteve të këngëve që vërtet e meritojnë te lexohen. Juria vendosi që Kënga Fituese të shpallet "Ku Isha Unë" me tekst nga Flori Mumajesi, kënduar nga Flori Ft. Argjentina.


Juria: (në rend alfabetik)
  • Arben Duka
    Arben Duka ka ndoshta biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vënd. Eshtë autor i mbi 50 vëllimeve poetike, bashkëautor në rreth 3.000 këngë të të gjitha zhanërve. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet e këngës në RTSH.
  • Armend Regjepagiqi
    Armend Rexhepagiqi njihet si një ndër kompozitorët më të mirë të industrisë së muzikës së ditëve të sotme pasi të githa këngët e kompozuara nga ai për shumë artist të ndryshëm janë disa nga hitet më të mëdha e gjithashtu kanë rrëmbyer shpesh çmimet kryesore nëpër kompeticione.
  • Ema Andrea
    Ema Andrea është një nga aktoret më të suksesshme, e cila pëlqehet për mënyrën sesi interpreton dhe sjell në skenë personazhin. Ajo është pedagoge në Akademinë e Arteve, por është e pranishme edhe në media si debatuese. Dy vitet e fundit ka qënë një prej anëtarëve të jurisë në "DWS".
  • Irma Kurti
    Irma Kurti është poete e shkrimtare, por njihet edhe si një krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Ka marrë pjesë në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Është botuese e shumë librave dhe fituese e dhjetra çmimeve në Itali ku banon prej vitesh.
  • Sidrit Bejleri
    Është një nga këngëtarët shqiptarë më të aftë profesionalisht. Është diplomuar si i tillë dhe mban lart emrin e shkollës shqiptare të këndimit dhe është gjithashtu tekstshkrues. Këndon të gjitha zhanret e mundshme si opera, musical, muzikë të lehtë dhe popullore.

Viti 2014:
Tekstet e Këngëve:
  • 1 “KU ISHA UNË” 
    TEKSTI: FLORI MUMAJESI
    KËNDON: FLORI FT. ARGJENTINA

    Ku ishe ti kur më shikonin mua në sy?
    Ku ishe ti kur më dënonte zoti për ty?
    Ku ishe ti? Që të më thoje se jam gabim.
    Ku ishe ti kur nuk e ndjeja më trupin tim?

    REFRENI:
    Pyes veten: Ku isha unë?
    Ku isha unë kur dikush ty të donte më shumë?
    Pyes veten: Ku isha unë?
    Ku isha unë kur harrove se të doja pafund?

    Ku ishe ti kur unë urreja veten pa ty?
    Ku ishe ti kur dhe njëherë s'do flinim të dy?
    Ku ishe ti kur unë besoja tjetër njeri?
    Ku ishe ti kur unë kërkoja pak dashuri?

    REFRENI:
    Pyes veten: Ku isha unë?
    Ku isha unë kur dikush ty të donte më shumë?
    Pyes veten: Ku isha unë?
    Ku isha unë kur harrove se të doja pafund?


    Lart  
  • 2 “VAJZA E KOJSHISË” 
    TEKSTI: AIDA BARAKU
    KËNDON: LEONORA JAKUPI

    Mirëserdhe shok në jetën time
    quhet spektakël ku unë qëndroj
    Eja afrohu shok, mos u frikso
    deri tek unë mund të rrish pa pasaportë
    vetëm me zemër të hapur e me zemer të plote

    REFRENI:
    Jam vajza e kojshisë,
    e bukura e Shqiptarisë,
    por e vujtun jam
    si asnjëra mbi kët dhe
    kalova zjarr e hi
    e zbathur nëpër shi
    gjithë jetën ec
    unë fustanin antiplumb
    çdo ditë e vesh
    dhe buzëqesh

    Ti mendon se jam mendjemadhe
    tjerët jetojnë në qiell e jo në tokë
    Unë jam veç një më shumë në këtë botë
    deri tek e cila mund të rrish pa pasaportë
    vetëm me zemër të hapur e me zemër të plotë

    REFRENI:
    Jam vajza e kojshisë
    e bukura e Shqiptarisë
    por e vujtun jam
    si asnjëra mbi n'kët dhe
    kalova zjarr e hi
    e zbathur nëpër shi
    gjithë jetën ec
    unë fustanin antiplumb
    çdo ditë e vesh
    dhe buzëqesh


    Lart  
  • 3 “RASTËSI” 
    TEKSTI: TIMO FLLOKO
    KËNDON: KLEDI BAHITI

    Një rastësi nata me ty,
    humbur mbi shtrat bëjme dashuri
    unë edhe ti.
    Mbi trupin tënd shkrin trupi im,
    vetem për pak zgjat kjo ndjesi
    nje rastësi.
    Ndoshta mund të jetë një ëndërr, ndjenjë naive
    Ndoshta do të ikë me natën, do të fiket

    REFRENI:
    Jo, nuk të lë ty të shkosh
    Nuk e lë diellin të dalë,
    do të të mbaj, sfidoj gjithë jetën vetëm për një natë.
    E nëse veten gënjej, si një i humbur pa fat
    mos e harro se gjithë jeta mund të zgjasë dhe sa një çast.

    Jo, nuk e di nata me ty është thjesht një çast a dashuri?
    Një rastesi
    Unë të jap zjarr, ti më jep frymë
    Një drithërimë mbi trupin tim
    S’është rastësi
    Ndoshta mund të jetë një ëndërr, ndjenjë naive
    ndoshta do të ikë me natën, do të fiket.

    REFRENI:
    Jo, nuk të lë ty të shkosh
    Nuk e lë diellin të dalë,
    do të të mbaj, sfidoj gjithë jetën vetëm për një natë.
    E nëse veten gënjej, si një i humbur pa fat
    mos e harro se gjithë jeta mund të zgjasë dhe sa një çast.

    Vetëm një natë, vetëm një natë
    Nuk e harroj unë gjithë jetën
    S’mund ta harroj unë gjithë jetën
    Vetëm një natë, vetëm një natë
    Gjithë jetën, nuk e harroj unë gjithë jetën
    S’mund ta harroj unë gjithë jetën.


    Lart  
  • 4 “METEOR” 
    TEKSTI: ARSIM BUNJAKU
    KËNDON: ELITA 5

    Ndal! Rri aty ku je!
    Mos lëviz aspak!
    Mos e bëj përpara asnjë hap!
    Dua që ti them sonte ose kurrë
    fjalët që s'ti thashë dikur

    Askujt nuk ja hapa zemrën
    s'kisha fat, por as guxim,
    kjo është hera e parë
    që po e bëj një përjashtim

    REFRENI:
    Si një meteor do të digjem, si një meteor
    kur jam afër teje gjithçka mund të ndodhë
    Si një meteor do të digjem flake, do të marr zjarr,
    ti je magjia ime e bardhë, je magjia ime e bardhë

    Ndal! Rri aty ku je!
    Mos vazhdo më shumë
    ikja jote nuk të çon askund
    Puthjen e vërtetë nga ti do ta marr
    ky është rasti ideal.. rasti ideal

    Askujt nuk ja hapa zemrën
    s'kisha fat, por as guxim,
    kjo është hera e parë
    që po e bëj një përjashtim

    REFRENI:
    Si një meteor do të digjem, si një meteor
    kur jam afër teje gjithçka mund të ndodhë
    Si një meteor do të digjem flake, do të marr zjarr,
    ti je magjia ime e bardhë, je magjia ime e bardhë


    Lart  
  • 5 “ME TË JETON” 
    TEKSTI: ROZANA RADI
    KËNDON: SONI MALAJ

    Ai më tha mjaft dhe më la
    Pulsi i zemrës ndaloi
    Jo nuk ish aty, dashuri nuk kish për ty
    Ti jeton kur lëndon
    E te t'flasin keq për mua, ti dëgjon
    Nuk mohoj asgjë që thua kur ti i beson
    Nuk gjej forcën të ta fal
    S'mund të falin ata që janë vrarë
    Ndodhi kohë më parë, jemi ndarë

    REFRENI:
    Kudo që të jeni do t'ju vrasë ky shpirt i vrarë
    Se ju ma shkatërruat dashurinë dhe dot s'ju fal
    më tradhtoje në buzët e tua me miken tonë
    Tani jeton

    Unë e di që ti e di
    Sa më dhemb kur flas për ty
    Sytë gjithmonë më tradhtojnë
    Jetën time ka ajo
    Por si unë ajo s'të do
    Por ti prapë s'më beson

    Le të flasin keq për mua ti dëgjon
    Nuk mohoj asgjë që thua kur ti i beson
    Nuk gjej forcën të ta fal
    S'mund të falin ata që janë vrarë
    Ndodhi kohë më parë
    Jemi ndarë

    REFRENI:
    Kudo që të jeni do t'ju vrasë ky shpirt i vrarë
    Se ju ma shkatërruat dashurinë dhe dot s'ju fal
    më tradhtoje në buzët e tua me miken tonë
    Tani jeton

    Zemra jote ka frikë
    Do pendohesh një ditë
    Asnjëherë mos kërko ti
    Ke tjetrën dhe ik...
    Ajo nuk është ajo
    Më beso
    Ajo ty nuk të do...


    Lart  
  • 6 “RRI ME MUA” 
    TEKSTI: ADI HILA
    KËNDON: ROSELA GJYLBEGU

    Sikur të jesh me mua...
    do të zgjoja me një kafe.
    Sikur të jesh me mua...
    do të trembej dhe fjala "Pse".
    Sikur të jesh me mua...
    do besoje çdo gjë tek unë.
    Do të të vija çdo natë në gjumë.
    Do të puthja edhe më shumë.
    Sikur të jesh me mua...
    unë si hëna pas do vija.
    e në krahët e tu të rrija.
    Do harroja mërzitë e mia.
    Sikur, sikur të jesh me mua...
    S'do pendoheshe asnjëherë
    Do jetoja për ty dy herë
    se të dua dhe është e prerë

    REFRENI:
    Rri me mua!
    Po ta them për herë të fundit
    Rri me mua!
    Pa ty jetën nuk e dua
    me ty ditën e bëj muaj
    Pa ty dielli është i huaj
    Rri me mua!
    Vetëm unë po të dua
    Rri me mua!

    Sikur të jesh me mua…
    Unë si hije pas do vija
    në krahët e tu të rrija
    Do harroja mërzitë e mia
    Sikur të jesh me mua
    S'do pendoheshe asnjëherë
    Do jetoja për ty dy herë
    se të dua dhe është e prerë
    Rri me mua!


    Lart  
  • 7 “SHIU IM” 
    TEKSTI: ALBAN SKENDERAJ
    KËNDON: MIRIAM CANI

    Nuk kam asnjë re, dielli përvëlon
    Buzët më janë tharë, ti vetëm më shëron
    Unë e di sa etje kam për ty
    Më mbulo si një ujëvarë, bëje si dikur
    Uji në Saharë, je akull mbi lëkurë
    Unë e di sa etje kam për ty
    "Te dua" më thoje dhe nuk e di pse nuk të besova
    Të lutem riktheje shiun ti me furi

    REFRENI:
    Le të bjerë përgjithmonë
    Le të bjerë i lirë,
    jam shkretëtirë nuk më mjafton
    Le të bjerë përgjithmonë
    Je vetëm ti, i vetmi shi që më shëron

    Nuk më mjafton një lumë, nuk më mjafton një det
    Je vetëm ti dhurimi që më kthen në jetë
    Unë e di sa etje kam për ty
    E mbaj mend kur ishim një
    Pa ty zemër jam asgjë
    Pa ty digjem bëhem zjarr
    "Te dua" më thoje dhe nuk e di pse nuk të besova
    Të lutem riktheje shiun ti me furi

    REFRENI:
    Le të bjerë përgjithmonë
    Le të bjerë i lirë,
    jam shkretëtirë nuk më mjafton
    Le të bjerë përgjithmonë
    Je vetëm ti, i vetmi shi që më shëron

    Dua ty të ndjej
    Dua ty të gjej
    Unë ty të ndjej
    Në çdo pikë të ndjej
    Në çdo pikë të ndjeej


    Lart  
  • 8 “DIGJEM PËR TY” 
    TEKSTI: LEONORA POLOSKA
    KËNDOJNË: LEONORA POLOSKA & KANITA

    Në heshtje lutesh ti, e di sa e ke rëndë
    Atje ku je s'do t'lejoj loti të pikojë në syrin tënd

    Me një arsye zgjohem sot e vetmuar n'dhomën time bosh
    zemra ime e vogël ende vetminë jo s'e kupton

    Falem unë... dua unë..
    Tani të të tregoj se si do të sfidoj...

    REFRENI:
    Digjem për ty, nënë, po digjem
    S'mundem ta pranoj se sot me mua s'je
    Digjem, n'pafundsi po digjem
    jo, jo, jo, nuk ndalem, të lutem më beko

    Në heshtje lutesh ti, e di sa e ke rëndë
    Atje ku je s'do t'lejoj loti të pikojë në syrin tënd

    Nuk mundem të besoj, nuk mundem të harroj
    shumë fjalë mbeten pa u thënë, e dashur nënë

    REFRENI:
    Digjem për ty, nënë, po digjem
    S'mundem ta pranoj se sot me mua s'je
    Digjem, n'pafundsi po digjem
    jo, jo, jo, nuk ndalem, të lutem më beko

    Malli më merr në kraharorin tënd të shtrihem
    Dy fjalë ti them, kthehu për një moment të lutem
    Dashuri e vetme nënë ishe, ishe vetëm ti

    Ti je mirësi, dhimbje je, forcë e madhe je
    Shpirti lodhet atëherë kur... digjem
    O i love you my mother,
    i love you forever....

    Digjem, unë për ty po digjem
    S'mundem ta pranoj se sot me mua s'je


    Lart  
  • 9 “MAGNET” 
    TEKSTI: BIG BASTA
    KËNDON: ANJEZA SHAHINI

    Një milion njerëz i shoh
    dalin në qytet me maska
    do të festojnë
    Në këtë natë ata kërkojnë
    zemra të tjera si një nate më parë njësoj

    Vetëm përplasem me ta
    Nuk më mbajnë dot këmbët
    çmendurisht ritmi më merr

    REFRENI:
    Ka festë për ne
    Tërheq si një magnet
    kjo muzikë në gjithë qytetin
    Ne do shijojmë momentin.
    Magnet për ne
    festojmë si të jetë e fundit herë.

    Jam në mes, asnjë nuk njoh
    po më kap paniku një çast dhe më lëshon
    Një moment ndalem dhe shoh
    sa e dehur jam nga era që më rrethon

    Të gjithë po presin momentin të shuhen dritat
    yjet të duken përreth

    REFRENI:
    Ka festë për ne
    tërheq si një magnet
    Kjo muzikë në gjithë qytetin
    Ne do shijojmë momentin
    Magnet për ne
    festojmë si të jetë e fundit here


    Lart  
  • 10 “KE HARRUAR” 
    TEKSTI: ENDIRT MUMAJESI
    KËNDON: VEDAT ADEMI

    REFRENI:
    Pa ty s'e ndiej pranverën, detin dhe erën
    më mungon floku i gjatë
    mbase ti sot s'je vetëm
    dhe do një tjetër
    ke harruar puthjen e parë.

    Mbetën pa ty këto fjalë
    si ajo që ndiej
    mbetet pak dhe kjo natë
    se të gjitha dot nuk i them.

    E kujtoj sa herë më thoje:
    Zemër ku je ti?
    Kam nevojë për ty
    të rrimë bashkë të dy
    ende s'e kam harruar përqafimin tonë të parë në shi

    Ndaj të them, ndaj te ndjej
    jo si ty nuk kam, nuk mund të gjej

    REFRENI:
    Pa ty s'e ndjej pranverën, detin dhe erën
    m'mungon floku i gjatë,
    mbase ti sot s'je vetëm
    dhe do një tjetër
    ke harruar, puthjen e parë

    Koha shkoi si ti njësoj
    me ëndrra vetëm më le,
    koha shkoi, por s'më ndryshoi
    aromën tënde kudo e ndjej


    Lart  




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019