>
BIOSHQIP

Arm Prezantojnë Këngën E Tyre Në Festivalin ‘kënga Magjike’

23-11-2015
Në mesin e konkurrentëve në festivalin ‘Kënga Magjike’ është edhe grupi ARM.

Ata kanë prezantuar këngën e tyre të titulluar ‘Hajde Sonte’ e cila në vete përmban shumë ritëm transmeton Tribuna.

Ky projet muzikor është punuar nga djemtë e grupit të cilët kanë bërë tekstin ndërsa muzika dhe orkestrimi është bërë nga Valon Demaku.

Kështu të paktën ka treguar njëri nga anëtarët e këtij grupi, Adrian Gjoshi i cili në një intervistë për gazetën Tribuna, ka treguar se idea për pjesëmarrje në ‘Kënga Magjike’ ka qenë krejt e rastësishme dhe është inspiruar nga pjesëmarrja në një tjetër festival që u mbajt në Prishtinë e ku grupi zuri vendin e dytë.

Po ashtu, Adriani ka shpreh edhe pritshmërinë nga KM. “Prej festivalit presim shumë duke marrë parasyshë që është festivali me prestigjioz në Shqiptëri dhe deri me tani kemi marrë vetëm kritika të mira” janë fjalët e tij.

ARM nënkupton Authentic Rap Music dhe përbehët nga 5 anëtarë që janë Adrian Gjoshi, Fitim Bylykbashi, Egzon Bylykbashi, Gentian Gjoshi dhe Florent Krasniqi. Qëllimi i këtij labeli është që të sjellin muzikë autentike (burimore) pra të mos kopjojnë askënd por ta nxjerrin atë qe kanë në shpirt.
(Indeksonline)

Arm Prezantojnë Këngën E Tyre Në Festivalin ‘kënga Magjike’