>
LETERSISHQIP

Shqiperia

Ah moj nene, shqipe e madhe, krahet hape sa eshte bota,
Zogjte i mblodhe ne fole, aty ku shtruar ishte dhe sofra.

Ligjerove historite, bemat trimerite, zakonet traditat vene,
Gjuhen shqipe krejt të pastër, të kristaltë ruajtem nene.

Fole gjate per Skenderbe Ismail cfare nuk the, plaku i urte,
I mencur ky burre mbi re, për here te dyte ngriti flamure…

I tregoi botes mbare, ky eshte vend me zot shqipetare,
Nuk ka tjeter mbi kete dhe, ta shkele në këmbë ta marrë.

Ah moj nene, moj zonje e madhe, ke pasur gezime halle,
Ke njohur dashurit, je zhgenjyer, nga tradhetitë nuk u ndale.

Shume pesuam, po mesuam, se si Ti na mëkon në këtë botë,
Përkëdhelja e histori do na mbajnë për jetë vetëm ngrohtë…

Ne jetuam, mbijetuam gjurme lame nepër tonën histori,
E zeza mbi te bardhen shkruar, nje Komb Kosovë e Çamëri…