>
LETERSISHQIP

Sirene Me Te Bardha

Me dhemb shume kjo zemer,me cembon mishi rrengjethj,
Dridhet mitra nen lekurë, O zot - mos prap Ti si athere.

Si nota te nje pianoje te prishur klithmat lutje po më thotë,
De koke, ah -e mjera imja pjelle, te mbroj prane s'te jam dot.

Deti ngriti dallget,fuqishem deri te rete, vajzat kërkonte nuse,
Per ta bere një sirene, për botën e madhe mes krushqve…

Sirena me te bardha-nene na vishni sot ne shtepia brenda,
Mos te jete i ftohte,kortezhi dasmoreve do tu prije kenga.

Te na percjelle,e di, do te shkojme me peng kete here,
Mbrapa për gjith njerzit tanë do lëmë veç dimer e erë…