>
BIOSHQIP
Biografia
Armend Miftari ka filluar të merret me fushën e muzikës qysh në moshe shumë të re. Ishte vetëm katër vjeqarë kur për herë të parë filloi të ekzekutonte qiftelinë, gjë që na lejon të kuptojmë se Armendi rrjedh prej një familje musikale tradicionale. Armendi fillimisht filloi në muzikë vetëm si muzikant, por më vonë së shpejti filloi të merret edhe me këngën. Ai këndoi për herë të parë në publik për ditën e shkollës në moshën 7 vjeqare. Më pas filloi të bashkëpunonte me shumë shoqëri kulturoro-artistike ku në vitin 1995 mori pjesë në festivalin e njohur të asaj kohe "Prishtina 95" Ku si organizator i ati festivali ishte kompozitori i njohur Kosovar Fahri Beqiri. Mori vendin e tretë prej afro pesëmdhjetë shoqëri kulturoro-artistike që morrën pjesë në atë festival nga anë e kënd Kosovës. Kënga ishte tiutlluar " Në Kosovë pranvera s'ndalet" ndërsa bashpunimi ishte me Adelina Miftarin. Ishte antarë i " SHKA Bashkimi Kombtar". Armendi për disa arsye personale pauzoi nga muzika deri në kohët e fundit ku ai tash është vazhdimisht i angazhuar dhe tejet i inspiruar me një shpirt të një artisti të vërtet, që të vazhdoj tutje. Armendi njihet edhe si text shkrues me një vizion plotësisht artistik. Mendi jeton dhe vepron në Ferizaj.

Në vitin 2010 lancoi një Album LIVE të quajtur "Hajde rrokni valle" me produksionin XIMI, ku kryesisht albumi përmban këngë dasmash dhe ahengjesh, ndërsa së shpejti presum edhe albumin e radhes, këngët e të cilit album janë të shkruara nga vet dora e tij.

Më datë 18 Prill 2014, Armend Miftari publikon videoklipin "Thank You Usa".

Në vitin 2014, Armend Miftari publikon albumin "Hajde Lujna".

Më datë 19 Janar 2023, Armend Miftari publikon videoklipin "Leyla".