TEKSTESHQIP

AroGanti
Jete E Degjeneruar
Lyrics

Jete e degjeneruar peshorja nga nje ane ka anuar
kam filluar te mendoj se dikush na ka mallkuar
gjendem ne oren e sakte por ne vendin e gabuar (x2)

kjo eshte jeta e mbushur me genjeshtra te verteta
vlera jote eshte aq sa te rendon kuleta
gangsterrleku jot varet nga plumbat te pistoleta
behesh me i bukur po ke mjete me te shpejta
ben me shume shoke duke mos ua prishur qejfin
me muzik bashkohore ne tv dritat ti ndezin
fansat po te presin vishu sexy tunde mesin
trego talentin jot fol per naten dhe mengjesin
tregohu historira se si u bere i njohur
kalo xhiro nga lagjia shoqerise pa i folur
edhe po te folen ben sikur nuk i degjon
thjesht momentin e fundit bjeri borise me kupton
dikush po te shqetson ne telefon ndrysho ti numur
thyej monotonin duke thythur pluhur
dikush te sillet mire ti vazhdon me te futur
e ardhmja eshte e jotja bota eshte e bukur

jete e degjeneruar peshorja nga nje ane ka anuar
kam filluar te mendoj se dikush me ka mallkuar
gjendem ne oren e sakte por ne vendin e gabuar (x2)

i vetem ne qytet je lajm i pare ne gazet
ne c do intervist pergjigjesh me seriozitet
gjendesh kudo dhe le gjurme ne c do event
te kerkojn autografe por ti u thua 1 moment
shtepia jote nam dashnorja jote bam
te gjith ju komentojne sa here qe dilni ne ekran
po pini marijuan apo flex kolumbian
sa kushton makina jote ne tregun amerikan
ne anen tjeter te qytetit policia ka goditur
nje adoleshent qe mundohej per tiu ikur
dikush mbi nje stol ka vdekur i uritur
tjetri nga depresioni ne shtepi eshte gjet i mbytur
ne qofte se ti vjedh popullin te bejn kryeminister
po ben ti kontraband te bejn ty minister
po i ben te dyja te bejn dhe president
te nje shteti qe fle pa uje dhe pa korent
naten e mire

jete e degjeneruar peshorja nga nje ane ka anuar
kam filluar te mendoj se dikush me ka mallkuar
gjendem ne oren e sakte por ne vendin e gabuar (x2)