>
LETERSISHQIP

Miresi

Hej, kjo mirësi mavria që prej leshrash më ka kapur…
Një mëngjes, komshiu im harroi një dritare hapur.
Them: - ta mbyll, t’ i bëj një nder, hyp mbi mur… i hëngra mutin!
Kur një gjyshe teknefeze thërret: - Kapeni hajdutin!

Vura mend? – do thoni ju. Jo, pse tutje në një kosht,
një fëmijë hipur në pemë për pak po binte kokëposhtë.
Zë një vrap, e kap majmunin, e ul butë përmbi tërfil,
del e jëma, një pordhace, më thotë: - Ik, or pedofil!

Shoh një plakë në semafor, kishte blerë një çantë me dardha.
I thom: - Dale të të ndih, të shkoç mbi vijat e bardha.
Mendova: - E kanë lenë veshët, ndryshe s’ ka pse nuk ma var,
Befas, kthehet e besdisur: - Ç’ do nga unë, more kurvar?!

Porse prapë nuk ndrrova rrugë, qënkërkam kërriç me rroba,
në autobus, pardje, shpëtova një zonjë nga gjoba.
I dhashë biletën e tepërt e s’ i mora lekë, gomari.
Ajo u kthye nga shoqja: - Burrë i mirë ky katunari!

U betova: - Tash e tutje do ti mbyll veshët dhe sytë,
po mos bëhem tip kurnaci e më thonë: - Gjirokastrit(?!)
Ndaj një darkë, siç kishim dalë e po pinim me ca miq,
i lashë bakshish kamarjerit kur më thonë: - Qënke eksiq!

Mbrëmë ra zjarr në lagjen time, ulërinin burrë e grua.
Them të vete t’ i ndihmoj, por pastaj: - Ç’ më duhet mua?
Pse, prapë do më gjejë belaja, hiç ore, do të zë ment!
Kur, një burrë me kovë në dorë, shan: - Ç’ më rri indiferent?!

U pendova dhe u turra përmbi flakë porsi luan,
nëpër tym u futa brënda, shoh një femër në divan.
I them: - Hip në shpinën time, hidhu, përfito nga rasti!
E shpëtova! E i thotë nënës: - Shih ç’ më bëri, pederasti!

Thashë, t’ i fut një shpullë turrinjve, kthehet e më tregon thoin,
qan! - Ma theve! – hingëllin, si pela kur humb patkoin.
Hë or shokë, nashi më thoni: - Ja vlen, botës ti bëç nder?
A po të shoç punën tënde, siç bëri shoku Enver?

DËRGOI: