>
BIOSHQIP
Biografia
Arsi, një vajzë mjaft e talentuar nga Tirana, ka filluar karrieren e saj muzikore në moshën 15 vjeç. Dalja e saj e parë në skenë ishte në festivalin e gjimnazeve “Art Fest” ku u vlerësua si “Zëri më i mire”. Në të njëjtin festival, vitin që shkoi, ajo arriti një tjetër sukses duke fituar çmimin e parë. Kompozimi është pasioni i saj më i madh dhe deri tani numëron 7 këngë origjinale, por "More than friends" është e para këngë e regjistruar. Në kohën e saj të lirë, Arsi vazhdon të jetë e rrethuar me art, teksa luan në piano ose kitarë dhe praktikon pikturën.

Më datë 13 Qershor 2022, Arsi Bako publikon videoklipin "More Than Friends". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Arsi Bako.

Në Dhjetor 2022, Arsi Bako merr pjesë në Festivalin e 61-të në RTSH me këngën "Sonte Dua Te Jem Me Ty".

Në Nëntor 2022, Arsi Bako merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Më Mbaj".

Në Dhjetor 2023, Arsi Bako merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Zgjohu".