TEKSTESHQIP

Arsi Bako
Më Mbaj
Lyrics

Faj,
Ne të dy nuk kemi faj
që u deshëm si askush më parë

Ne
të rilindur si diell
afër teje fluturoj mbi re

Hej
Vetëm të jemi bashkë
të bjerë botën e lash`
Mjafton ti mua të më mbash
Ti më mbaj

Nëse një ditë do jemi larg
unë për ty do të kërkoja
Momentet që aq shumë i doja
nuk thuhet me fjal`
Se edhe nëse gjendesh pran`
të njëjtin mall do përjetoja
Vetëm me ty do ta shijoja

Vetëm më mbaj

Babe,
Ti mos më thuaj “rri dhe pak”
se me ty dhe koha ndal

Ti më dhe nga buzët e tua
Humbur te ti më la mendja mua
E di e din sa të dua
Dhe kur fjalët nuk m’i thua
Je i vetmi ti për mua

Ti më mbaj

Nëse një ditë do jemi larg
Unë për ty do të kërkoja
Momentet që aq shumë i doja
Nuk thuhet me fjal`
Se edhe nëse gjendesh pran`
Të njëjtin mall do përjetoja
Vetëm me ty do ta shijoja

Vetëm më mbaj