>
BIOSHQIP

“Aldi I Nënës” U Shua Për Të Rilindur Në Këngë

14-09-2015
Të gjithë ne jemi dëshmitar se jeta shpeshë herë është e padrejtë dhe e pabesë, duke na shtyrë ta cilësojmë atë si të pavlerë. Kjo ndodh sidomos në momentet kur përjetojmë humbje të mëdha, siç janë familjarët, e mos më keq fëmijën. Ky fat i padëshiruar e goditi papritmas familjen Kurti nga Ulqini, të cilët në një aksident komunikacioni humbën tragjikisht djalin e tyre, Aldin. Vetë familja Kurti e mori iniciativën që Arsim Bunjaku të punojë një këngë enkas për rastin. Andaj, Arsimi si njerëzor e zemërartë që është, me këtë këngë përcolli emocionet e familjes ndaj këtij të riu shembëlltyrë, edhe më tepër për të përçuar mesazh! Pyetur për projektin në fjalë, Arsimi na rrëfen: "Kënga i dedikohet Aldin Kurtit nga Ulqini, i cili humbi jetën tragikisht në komunikacion. Orkestrimin e ka bërë Florent Boshnjaku, tekstin dhe muzikën vetë, ndërsa klipi u realizua nga komania e suksesshme “EMF Creative” në Ulqin. Qëllimi i kësaj kënge është të përcjellim mesazh te të gjithë të rinjtë që të jënë të kujdesshëm në jetë, veçanërisht në komunikacion.", ka përfunduar ai.
(Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)