>
BIOSHQIP

Art Abazi Zbulon Personin E Shenjtë Në Jetën E Tij...

08-10-2015
Art Abazi është njëri ndër zërat e kërkuar të skenës shqiptare. Ai këtë vit është pjesë e “Dancing With the Stars”, ndërsa që për momentin po merret me provat.

Në një intervistë për Indeksonline, Arti ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij. Sa i përket statusit të tij, duket që as këngëtari vet nuk e di, ndërsa personi më i shenjtë për të është gjyshja.

Intervista e plotë:
Indeksonline: Arti e dimë që këtë vit jeni pjesë e “Dancing With the Stars”, cilat janë pritjet e tuaja?
Art Abazi: Po, është e vërtetë , këtë vit do t'jem në edicionin e gjashtë të DWS . Aktualisht jemi duke i mbajtur provat , po ecin shumë mirë, sa për pritshmëritë e mija, t‘them të drejtën nuk e kam menduar aspak këtë pjesë, unë të rëndësishme e kam me u paraqitë mirë me vallëzimet që do ti kem, pastaj për gjerat tjera mbetet të shihet.

Indeksonline: A pritet ndonjë projekt i ri?
Art Abazi: Po, do të mundohem që gjatë kohës që jam në DWS, të sjellë një këngë të rë me që ka 4 muaj që skam punuar asgjë...

Indeksonline: Nëse do të realizonit ndonjë bashkëpunim, kush nga estrada do të ishte personi ideal për realizimin e këtij projekti?
Art Abazi: Po them Rovena Dilo, për dy arsye: e para se është zëri më i mirë shqiptarë, dhe e dyta: e kisha të freskët emrin e saj sepse para 10 minutave e bëmë një foto së bashku.

Indeksonline: Si u mbyll kjo verë për ju? A u plotësuan pritshmëritë tuaja?
Art Abazi: Unë nuk bëjë pjesë në kategorinë e artistëve që ndjekin numrin e koncerteve dhe jo kualitetin e atyre koncerteve...
me datën 3 të këtij muaji kisha një koncert në Zurich por nuk doja të shkëputesha nga provat, ta humbisja ritmin kështu që u detyrova ta anuloj mbrëmjen, në të ardhmen e afërt , pas dansing, do kthehem ndryshe.

Indeksonline: “Andrra jem” është kënga e fundit nga ju, a është ky vetëm një titull kënge apo lidhet me ëndrrën tuaj, cila është ajo?
Art Abazi: Tekstet nuk kanë lidhje me mua, ende nuk kam ardhë në atë pikë që ti shprehë denjat e mija të momentit në këngë... dhe s’besoj që do e bëja ndonjëherë. Por kjo është gabim, duhet me pranu .
të gjithë artistët e suksesshëm, po flas për jashtë, bazohen tek historitë e tyre, tek përditshmëritë e tyre dhe natyrisht publiku e nuhate menjëherë origjinalitetin, ndërsa në jemi keq, e bëjmë tekstin vetëm e vetëm sa me përshtatë me melodinë, për asgjë tjetër.

Ajo çka është e dhimbshme këtu është se tekstet me tema sociale më nuk vijnë në shprehje tek askush
Indeksonline: Sa jeni ndarë të kënaqur me pritshmërit që i janë bërë këngës së fundit?
Art Abazi: Për këtë pjesë nuk flas sepse nuk i kalkuloj klikimet dhe bile bile nuk i promovoj këngët askund, deri sot nuk e kam promovuar asnjë këngë në asnjë televizion. Ata që më njohin e dëgjojnë ndonjëherë ndonjë kënge timen, mjafton të marr komente nga rrethi i ngushtë.

Indeksonline: E dimë që jeni vëllai i Dren Abazit, a e keni menduar ndonjëherë të sjellin ndonjë bashkëpunim?
Art Abazi: Kur trekëndëshi i bermudeve nuk do t’ jete me një mister, atë ditë do të vijë edhe një kënge nga Dreni dhe Arti

Indeksonline: Arti jeni në lidhje, cili është statusi juaj?
Art Abazi: As vet nuk e di statusin tim
Indeksonline: Cila është gjëja më e rëndësishme për juve?

Art Abazi: Këto ditë që jam në prova po flas më së shumti me gjyshen kështu që gjyshen e kam të shenjtë!
(Indeksonline)

Art Abazi Zbulon Personin E Shenjtë Në Jetën E Tij...