>
BIOSHQIP

Art Abazi Me Performancë Të Jashtëzakonshme Në Dws

30-10-2015
Njëri ndër këngëtarët i cili tashmë ka filluar sfidën e tij të re në “Dancing With The Stars”, Art Abazi edhe një herë ka shkëlqyer në skenën e këtij spektakli në krah me partneren e tij Ledia.

Duke pas parasysh “Natën e Shtrigave” e cila po afrohet, çifti kanë performuar të maskuar nën ritmet e zhandrit Rock n’Roll të enjten mbrëma, raporton Indeksonline.

Në natën tretë të këtij spektakli, dyshja me vallëzimin e tyre kanë fituar vëmendjen dhe duartrokitjet e publikut.
(Indeksonline)