>
BIOSHQIP

Ja Sa Vend Romantik E Bënë Sallën E Dws-Së Arti Dhe Ledia Me Vallëzimin ‘vals’

07-11-2015
Spektakli i njohur në Shqipëri, ‘Dancing With The Stars’ po vazhdon rrugëtimin. Të enjten mbrëma është mbajtur edhe nata e katër e tij.

Natyrisht, se nga vallëzimet më të ëmbla ishte ai i Art Abazit dhe partneres së tij Ledia.

Arti ishte veshur me kostum si një zotëri i vërtetë ndërsa Ledia kishte një fustan elegant dhe flokët i kishte mbërthyer në gërsheta. Fustani i saj ishte me ngjyrë të gjelbër njëjtë sikur se ‘flutura’ e Artit transmeton Tribuna.

Ky kombinim i tyre në veshje e bëri edhe më prefekt vallëzimin. Ndoshta që ishte vals, Arti dhe Ledia shkëlqyen pranë njëri-tjetrin dhe sallën ku mbahej spektakli e shëndrruan një ambient ku gjithkush do donte të rrinte përgjithmonë.

Fjalët janë të tepërta për të përshkruar diçka magjike, e kur fjalën teprojnë, videoja më poshtë e përmbush imagjinatën.
(Tribuna)