>
BIOSHQIP

Arta Bajrami Jo E Kënaqur Me Performancën E Elhaidës

20-05-2015
Këngëtarja Arta Bajrami na ka befasuar mbrëmë me një postim të sajin në fan page-in e saj zyrtar në Facebook. Ajo ka shprehur mendimin e saj të lirë mbi performancën e Elhaidës mbrëmë në Eurovision duke thënë se nuk ka qenë shumë e kënaqur me kapjen e notave në këngë. Ja se çfarë shkruan Arta në postimin e saj: "Urime nga zemra Elhaida Dani-t shkuarjen në finale! Gëzim i madh me pa shqiponjën duke valu në mes të Vienës. POR, gjërat duhet të thuhen ashtu siq jan dhe nuk duhet të kemi frik nga vetkritika. Nuk dëgjova ndonjë media apo kritik muzikor të flas realisht për performancën e Elhaida-s mbrëmë që për mendimin tim ishte SKANDALOZE. Nuk dyshoj në aftësitë vokale te saj ( sepse nuk fitohet The Voice of Italy pa patur zë fantastik) por sigurisht emocionet bëjnë të veten. Por gjykuar nga performanca 3 minutëshe mbrëmë ( sepse ata 3 minuta jan gjithqka në këtë kompeticion) mund të them se u zhgënjeva dhe sikur nuk e njoha Elhaidën. Jo vetëm ato notat e larta nga fundi i këngës nuk arriti ti kap si duhet por mbrëmë edhe notat e ulëta i ka kënduar komplet me stonim. Shpresoj shum që të shtunën mos të ket emocione dhe ta këndoj dinjitetshëm këngën e saj (tani që veq e ka kaluar tremën e asaj që këndimi në një eveniment kaq të madh mund të imponohet) sepse do ishte shumë gjynaf që një zë i tillë të rrënohet nga emocionet. Suksese të shtunën! Ta përkrahim të gjithë kudo që jemi me votën tonë. Arta Bajrami"
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Bajrami Jo E Kënaqur Me Performancën E Elhaidës