>
BIOSHQIP

Arta Dhe Don Arbas N’trip

29-09-2015
Kemi parë që shumë nga këngëtarët tanë janë bërë pjesë e komunitetit "n'trip". E si duket operatori VALA po e shfrytëzon mjaft mirë këtë gjë për marketing. Kryeshefi ekzekutiv i Vala’së, Agron Mustafa, ka qenë ai i cili ka mirëpritur shumë këngëtarë në zyrën e tij duke iu ofruar kështu edhe numrin e tyre më të ri të Valës. E kësaj rradhe pjesë e kësaj kampanje janë bërë edhe dyshja e njohur vëlla e motër, Don Arbas & Arta Bajrami. Lajmin për këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Agron Mustafa nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social në Facebook: “Kangtarja e mirënjohur Arta Bajrami, së bashku me producentin dhe kangtarin Don Arbas më vizituan sot në zyrën time. Sa herë që kam vizita të tilla, nga njerëzit e artit dhe kulturës, dhe jo vetëm, por edhe nga qytetarë të ndryshëm, mua më bëjnë të ndihem mirë dhe i vlerësuar për punën që ne, rreth 2,300 punëtorët e Valës jemi duke bërë Të dytë, sot iu bashkangjitën ‪#‎Trip‬-it, komunitetit më të madh në vend i të rinjve për biseda dhe komunikim të lirë dhe cilësor, që dita ditës është në rritje e sipër”.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Dhe Don Arbas N’trip