>
BIOSHQIP

Arta Ia Kujton Këngëtares Serbe Betejat E Humbura Me Kosovën

22-10-2015
Këngëtarja serbe Jelena Karleusa përmes profilit të saj në rrjetet sociale ka lobuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Një ditë pas pranimit, ka qenë këngëtarja Arta Bajrami, e cila i ka kthyer përgjigje koleges së saj nga Serbia duke i numëruar betejat e humbura me Kosovën.

‘’1. Në fushën e betejës (kur Millosheviqi u detyrua të dorëzohej, në vitin 1999).

2. Në tryezën e bisedimeve (kur Kosova e mori pavarësinë, në vitin 2008).

3. Dje në Paris, kur Kosova mori dritën e gjelbër për anëtarësim në UNESCO’’, ka shkruar Arta në profilin e saj në “Facebook”.

Mes tjerash këngëtarja shqiptare ka thënë se “sa më shpejt që ju e pranoni realitetin, është më e lehtë për juve”.

Jelena Karleusa është ndër personalitet më të famshme në Serbi dhe ndikimi i saj të publiku është mjaft i madh, me lobimin kundër Kosovës ditën e djeshme ajo mori mbështetjen e të gjith “ndjekësve” të saj bashkëkombas.
(Gazeta Express)

Arta Ia Kujton Këngëtares Serbe Betejat E Humbura Me Kosovën