>
BIOSHQIP

Arta Tregon Arsyen Se Pse “Bojkotoi” Programin E Express Rozë

03-11-2015
Gazeta Express aktualisht mbahet si një ndër gazetat më të lexuara në Kosovë dhe si pasojë e suksesit ata kanë disa muaj që kanë sjellë në treg edhe emisionin e tyre më të ri "Express Rozë" i cili transmetohet në youtube.

Së fundmi ka qenë Arta Bajrami ajo e paraparë që të ftohej në emision për të qenë pjesë e edicionit të rradhës, por që ajo e ka refuzuar menjëherë ftesën duke treguar edhe arsyet e vërteta të bojkotimit.

"Të dashur miq,
Sapo refuzova të jem mysafire në emisionin "Express Rozë", pjesë e gazetës Express.
Arsyeja: Gazeta Express këtë vit, pa asnjë arsye, ka bojkotuar totalisht punën time. Është lansuar albumi im dhe 4 videoklipe dhe Expessi nuk ka shkruar as edhe 1 fjal të vetme. Nuk është pak një album dhe katër videoklipe. Për videoklipin e pestë është shkruar dhe atë vetem se pjesë e tij ka qenë Gold AG. Unë jam e mendimit se nëse nuk promovohet puna ime atëher nuk ka nevoj as të ftohem në emision për të folur për tema të kota.

Nuk kam asgjë personale me Expressin por me këtë refuzim dua të ju bëj me dije se respekti duhet të jet i dyanshëm. Nuk mund të respektoj unë ata duke ju vajtur në emision kur ata nuk kan respekt për mua dhe punën time. Albumi ka 6 muaj që ka dal dhe jam artistja me më së shumti videoklipe për kët vit dhe Expressi nuk shkruan asnjë shkronjë. E pse ftohem tani në emision? Të flasim për gafën e zotëri Kadri Veseli apo çfar?

Jo, në kushte të tilla nuk pranoj të jem mysafire. Unë nuk kam nevoj të "dal në televizor" se kam karrier 20 vjeçare dhe nuk më duhet promovimi i vetvetes. Unë pres që të promovohet puna ime. Nëse për rubrikën Rozë të Expressit më e rëndësishme është një selfie apo belfie se një album dhe 4 videoklipe të një artisti, atëher unë refuzoj bashkëpunimin. Ndërsa nëse Expressi në të ardhmen ndryshon qasjen e tyre ndaj meje atëher do e rishikoj edhe unë vendimin tim për bashkëpunim.
Me respekt, Arta Bajrami"
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Tregon Arsyen Se Pse “Bojkotoi” Programin E Express Rozë