>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Shumë Se Gabim” Nga Arta

10-01-2016
Këngëtarja kosovare Arta Bajrami ka vendosur që në ditëlindjen e saj të publikojë videoklipin e saj më të ri, të këngës "Më shumë se gabim", këngë e cila ishte pjesë e albumit të saj të fundit "Victory".

Kënga është punuar në studion e ArbaSound e zhanrit baladë, tekstin e saj e ka shkruar Arsim Bunjaku, e ndërsa për videoklipin është kujdesur produksioni i Jehona Sopit, FAB 3 Production.

Kënga që në lansimin e parë në versionin audio ka pasur shumë sukses, pasi ka arritur të grumbullojë gati gjysmë milioni klikime në youtube.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Më Shumë Se Gabim” Nga Arta