>
BIOSHQIP

Arta Ka Një Pyetje Për Politikanët Për Ngjarjet Në Kumanovë

11-05-2015
Këngëtarja Arta Bajrami si shumë të tjerë edhe ajo është e revoltuar pas ngjarjeve të ndodhur së fundmi në Kumanovë.

Ajo ka publikuar në fan page-in e saj zyrtar në facebook disa pikëpyetje që ka ndaj politikanëve tanë të cilët nuk po marrin masa për ndërgjegjësimin e situatës atje.

Ja cili ka qenë postimi i Artes:

"A ka dikush të më jap një përgjigje?
Në Kumanovë po bëhet luftë! Media konfirmuan se vetëm dje u vranë 14 shqiptar.
Dje ishte dita ndërkombëtare e nënës ndërsa 14 nëna shqiptare mbetën pa bijtë e tyre.
Dhe une kam një pyetje për elitën politike Shqiptare në përgjithësi e asaj në Maqedoni në veqanti:
Si është e mundur që një pakicë kaq e vogel serbe në Kosovë (nuk jan as 5 %) të ja fus 2 këmbë në një këpucë qeverisë sonë duke kërkuar të trajtohen si të privilegjuar, shpesh edhe më të përkëdhelur se shumica prej më shumë se 90 % shqiptare, ndërkoh që shqiptarët në Maqedoni përbëjbë rreth 40 % të popullsisë dhe kurrësesi të trajtohen barabartë me maqedonët?
Si duket ka ardhur koha që të pyesim vetveten se si do ti mposhtim armiqtë kur jemi të nxënë me luftë në mes vete?
Me dhimbje për familjet që humben meshkujt e tyre, Arta Bajrami."
(B.A/Teksteshqip.Com)

Arta Ka Një Pyetje Për Politikanët Për Ngjarjet Në Kumanovë