Më mbaj mend (për 1 muaj)


Artan Bakija: “Jam Pjesë E Një Projekti Me Përmasa Globale”


Nuk ka akoma asnjë votë

[29-07-2014]
Po bëhet gati për një projekt madhështor me përmasa globale. Kështu të paktën ka thënë këngëtari i njohur Artan Bakija në një bisedë, ndërsa ka shtuar se është duke punuar intensivisht në projekte të reja për të dhe kolegët e tij. Ndër të tjera ai ka treguar edhe shumëçka për jetën dhe planet e tij më tutje.

Cilat janë angazhimet tuaja aktuale rreth muzikës?

Angazhimet normalisht që janë në cikun maksimal të vitit, duke pas parasysh që jeta ime muzikore dhe profesionale lidhet me të dyja sferat. Këndimi live, puna në studio si dhe producent i ‘Art Sound Studio’. Pra këto ditë jam pothuajse 20 orë i lidhur me muzikën dhe lirisht mund të them që këtë verë ajo është partnerja ime (qeshet). Përveç këndimit ‘live’ në ahengje të ndryshme dhe koncerte në mbarë shqiptarinë jam edhe duke krijuar këngë të zhanreve të ndryshme për kolegët e mi.

Me çfarë projektesh artistike mund të ju takojmë së shpejti në treg?

Thuajse gjithë kohës jam në tregun muzikor me krijime të reja, mes këngëtareve të ndryshëm të cilët krijojnë këngë në studion time, së shpejti do të kemi shumë këngë të bukura të punuara për kolegët e mi. Gjithashtu jam pjesë e një projekti shumë të madhe me përmasa globale, për të cilin nuk mund të flas për momentin diçka me konkretisht, përveç se të them që është projekti më i madh ku ka krijuar ndonjëherë ndonjë producent kosovar. Me të përfunduar projekti ju premtoj që do t’ju njoftoj exlusizivisht.

Albumet në sirtar të harresës

Ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist shqiptar?

Pos këtij projekti gjigant që e përmenda më lartë i cili është bashkëpunim i një grupi artistësh nga majat e muzikës botërore dhe bashkëpunimit që e kisha te kënga e fundit me violinistin me famë botërore mikun tim Shkëlzen Doli dhe këngëtaren e mrekullueshme nga Tirana Iris Bega, dhe gjithashtu pas dy bashkëpunimeve me grupin karakteristik të veteranëve të muzikës gjakovare të quajtur ‘ASHIKA’, do të vazhdoj me bashkëpunimet e radhës. E vetmja gjë është të vendos se në cilin stil do të jetë e radhës, duke pas parasysh të kaluarën time dhe eksperimentimet e mia në stile të ndryshme, duke filluar nga folku, pop, rock ethnic etj.

A do të presim album këtë vit nga ju?

Albumi dikur ëndërr e çdo këngëtari, sot është mbyll në sirtarin e harresës. Duke pa zhvillimet e fundit të teknologjisë dhe mungesës së kulturës së koncerteve, albumi nuk gjen vend më në jetën artistike të krijuesve. Mirëpo shpresoj që me instalimin e kulturës së koncerteve dhe festivale, do të lind prapë epoka e krijimit të albumeve.

Sa keni mbrëmje të ndryshme muzikore?

Po relativisht ka. Ne jemi direkt të varur nga gjendja financiare e popullatës dhe normalisht ka rënie sa i përket aktiviteteve. Mirëpo falë mundësisë së udhëtimit të shpejt, tregu është hap dhe tash ne kemi aktivitete gjithandej shqiptarisë, kështu që me lëvizje në destinacionet paksa më të gjata po arrijmë që ta rikuperim mungesën e aktiviteteve që është në Kosovë.

Përditshmëria si plotësohet?

Përditshmëria ime është e lidhur shkurt me familjen dhe muzikën. Kryesisht e kaloj ditën në studio dhe pesën tjetër me familjen e ngushtë me gruan Delfina dhe vajzën Emi. Kur me jepet mundësi më e vogël e vizitoj shoqërinë e vjetër dhe qytetin e lindjes Gjakovën. Ju përshëndes ju dhe lexuesit e gazetës suaj dhe ju uroj




Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet