Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Artan Bakija
  • Vendlindja:
  • Gjakove 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 44 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 10 Mars 1975
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♓ Peshqit
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  7
Këndon kryesisht: e lehtë popullore qytetare

Artan Bakija është këngëtar i njohur. Artan Bakija është imazh mjaft i njohur në skenën shqiptare, i cili spikat me timbrikën e vokalit, i pasur në krijimtarinë artistike, duke theksuar pjesëmarrjet dhe sukseset nëpër festivale të muzikës së lehtë. Artan Zeki Bakija e filloi karrierën e tij muzikore shumë herët. Edhe pse me prejardhje nga Gjakova, Artan Bakija që nga viti 2003 jeton dhe vepron në Prishtinë ku njëherish është edhe kantautor I shumë këngëve dhe producent I studios “Art Sound Studio“.

Qysh në vitin 1995 kur edhe e filloi karrierën e tij solistike. Zërin dhe talentin për këndim e kishte trashëguar nga nëna e tij, Amdushe Muhaxhiri Bakija e cila ishte e njohur si një nga interpretet më të mira të Shqipërisë së Mesme në Kosovë. Duke iu bashkuar këngëtarit Esat Bicurri Artani e filloi karrierën e tij e cila më vonë do të pasurohej edhe më shumë duke u bërë pjesë e grupit të Shkelzen Jetishit për dy vite me radhë. Kur vendosi të fillonte karrierën e tij solistike, nga viti 1995 e tutje u bë pjesë e shumë ngjarjeve dhe fitoi disa çmime ndër te cilat mund të përmendim:
Festivali “Zëri Rinor“, vendi i tretë viti 1995
Viti 1996, vendi I dytë, festivali “Zëri Rinor“
Poashtu festivali “Zëri Rinor“, I vitit 1997 ku Bakija fitoi çmimin e parë.

Artan Bakija pas luftës në Kosovë dhe duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhej qyteti I Gjakovës, iu kthye përsëri muzikës duke qenë pjesmarrës në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme siç ishin: “Show Fest“, fitues I çmimit të parë në “Zambaku I Prizrenit“, “Festivali I muzikës qytetare në Elbasan“, “Nota Fest“ si interpretuesi më I mirë dhe “Festivali I muzikës qytetare në Shkodër“.

Më datë 6 Prill 2007, Artan Bakija publikon videoklipin "Ti Vetem Ti".

Në Gusht 2008, Artan Bakija merr pjesë në Zambaku i Prizrenit 2008 me këngën "Mëkat I Parë".

Më datë 9 Korrik 2009, Artan Bakija publikon videoklipin "E Kujtoj".

Më datë 9 Gusht 2010, Artan Bakija publikon videoklipin "Nuk Kam Faj".

Më datë 28 Nëntor 2011, Artan Bakija publikon videoklipin "Dasma Shqipetare". Videoklipi u prodhua nga Shqipja Master.

Më datë 24 Korrik 2012, Artan Bakija publikon videoklipin "Hidhe Vallen Hidhe O Mori Shoqni".

Më datë 10 Maj 2013, Artan Bakija publikon videoklipin "Binte Shiu Pika Pika".

Më datë 10 Maj 2013, Artan Bakija publikon videoklipin "Me K'to Men Nuk Mahet Shpia".

Më datë 21 Gusht 2013, Shkelzen Doli publikojnë videoklipin "Vendit Tim", në bashkëpunim me Artan Bakija, Vesa Smolica, Ruzhdi Sadiku & Agron Peni.

Në Nëntor 2013, Artan Bakija merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Arshiku".

Në Prill 2014, Artan Bakija merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Aman Kam Një Babë". Ky festival ky realizohet për të gjithë artistët e muzikës së mirëfillt shqipe, por Artani së bashku me disa pjesmarrës të tjerë në momentin e fundit u tërhoqën nga gara. Shkak për këtë ishte prezenca e këngëtarit serb Zdravko Çoliç, i cili kishte ardhur me një ftesë të televizionit Klan në Shqipëri.

Në Janar 2016, Artan Bakija merr pjesë në Flaka E Janarit 2016 me këngën "Jam Bandill".

Në Gusht 2016, Artan Bakija merr pjesë në Zambaku I Prizrenit me këngën "Do T’ Këndojmë E Do T’ Këndojmë".

Në Qershor 2019, Artan Bakija & Emi Bakija marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Dashuri Pa Fund". Artani ngjitet në skenë në duet me vajzën e tij Emi Bakija dhe kantautor i këngës është vetë Artani.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Artan Bakija »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet