18-04-2014
Pas Hysni Klinakut, Visar Pejës dhe Danit, edhe këngëtari nga Gjakova, Artan Bakija, ka vendosur që të mos paraqitet në festivalin e këngës shqipe që po mbahet në televizionin Klan.
Vendimi i Artan Bakijës është i njëjtë me këngëtarët tjerë të lartpërmendur. Performanca e këngëtarit serb, Zdravko Çoliq, ishte e papranueshme, aq sa edhe Artan Bakija me një njoftim për media ka konfirmuar largimin nga festivali i këngës në Klan.
Letra e Bakisë
"Po ju njoftoj sot publikisht për një vendim timin të para disa ditëve për tërheqjen nga festivali "Kënga Ime" në Klan. Arsyet e tërheqjes janë personale dhe morale të lidhura me pjesëm...