TEKSTESHQIP

Artan Xhija
Shpirti I Vrare
Lyrics

Shumë vajza kanë pasur fatkeqësi në jetë
dhe një nga këto është Venereta 18 vjecare
të cilës i uroj gjithë të mirat e kësaj bote

Nuk di si ta quaj veten?
një vajzë të gjorë?
apo një vajze të pafat?

S'mbaj mend asgjë nga jeta
jo kurrë s'më desh njeri
sa keq u katandis
kjo e shkreta rini

Të gjithë kanë një familje
ku gjejnë ngrohtësinë
përse moj nënë e dashur?
këtë gjë s'ma fale ti?

Se di sa lotë kam derdhur
sa vuajtje kam parë
se kështu qënka e thënë
të jetoj unë me një shpirt të vrarë

ahh ahhh ahhh ahhh

Në moshën më të bukur
çdo gjë ishte e vështirë
largohem nga familja
për një jetë më të mirë

Zgjodha unë shoqërinë
dhe ajo më mashtroi
në rrugën e drogës
ajo mua më çoi

Jetoja në rrugë të madhe
me brenga shumë
e vetme pa njeri
kërkoja unë pak përkrahje

Por kurrë s'më dha njeri
sa keq u katandis
e shkreta rini

Kur ndjeja se më donin
asgjë s'ishte e vërtetë
të gjithë më shfrytëzonin
këtë trup që thyhej lehtë

Çfarë i kam bërë unë zotit?
që vuajtjet s'kanë fund
jo s'kam bërë mëkat
por shërim jo s'do të gjej askund

ahh ahh ahh ahh

Ngjarjen e jetës sime
nuk dua ta harroj
se natës së varrit
atë do ja tregoj

Ndoshta dhe për mua
do të vijë një ditë e bardhë
të më vijë buzëqeshja
që kurrë se kam parë

Kur ndjeja se më donin
asgjë s'ishte e vërtetë
të gjithë më shfrytëzonin
këtë trup që thyhej lehtë

Çfarë i kam bërë unë zotit?
që vuajtjet s'kanë fund
jo s'kam bërë mëkat
por shërim jo s'do të gjej askund

ahhh ahhh ahhh ahhh

Ngjarjen e jetës sime
nuk dua ta harroj
se natës së varrit
atë do ja tregoj

Ndoshta dhe për mua
do të vijë një ditë e bardhë
të më vijë buzëqeshja
që kurrë se kam parë

ahhh ahhh ahhh ahhh
ahhh ahh ahhh ahhh

DËRGOI: