TEKSTESHQIP

Artan Xhija
Vret
Lyrics

Ti kurrë s'më ke dashur
sa të kam dashë
unë dikur shpirtin tim
mbi tëndin e lashë

Ti doje të ikje
të lirë të kam lënë
por zemrës sime
unë çfarë ti bëj?


Pa ty nuk u mësova asnjëherë
e urrej veten çdo ditë e më shumë
pse unë dashurinë po e kërkoj?
në ata krahë që dikur më shtynë

A të vjen keq?
një zemër kur vret?
nuk e di çfarë ndjen tani?

A të vjen keq?
një zemër kur vret?
nuk e di çfarë ndjen tani?

Eja dhe një herë
më shiko në sy
edhe shpirti të marri
jetë në krahët e tu

Në dhomën e errët
do të pres këtu brenda
deri sa të pushojë
dhimbja ose zemra

Pa ty nuk u mësova asnjëherë
e urrej veten çdo ditë e më shumë
pse unë dashurinë po e kërkoj?
në ato krahë që dikur më shtynë

A të vjen keq?
një zemër kur vret?
nuk e di çfarë ndjen tani?

A të vjen keq?
një zemër kur vret?
nuk e di çfarë ndjen tani?

A të vjen keq?
një zemër kur vret?
nuk e di çfarë ndjen tani?

DËRGOI: