TEKSTESHQIP

Artiola Toska
Harxhoje Parane
Lyrics

Harxhoje paren, mos kurse
Nuk vlen një kursimtar
Kërce, këndo edhe dëfre
Se gjo nuk merr në varr.

(2 herë)
Ai që paren fort e mban
Dhe nuk e ka harxhu,
Gjithë jetën e ka bo haram,
Një ditë nuk ka jetu.

Refreni (2 herë)
Asnjë qindarkë mos mbaj në xhep
Në xhep ajo ska vlerë
Se Zoti paren sot ta jep
Dhe nesër prapë ta merr.

Harxhoje paren, o njeri
Se parja do harxhu
Shëndet të kemi un e ti
Dhe shpirtin e gëzu.

(2 herë)
Ai që paren fort e mban
dhe nuk e ka harxhu
Gjithë jetën e ka bo haram,
një ditë nuk ka jetu.

Refreni (2 herë)
Asnjë qindarkë mos mbaj në xhep
Në xhep ajo ska vlerë
Se Zoti paren sot ta jep
Dhe nesër prapë ta merr.