TEKSTESHQIP

Artjola Topi
Ndoshta
Lyrics

Ndoshta të du
Se natyra ime e butë
Nuk di të urrej dikë si ty
Mbushur me gëzime dallgësh deti
Ishte kjo përrallë
Edhe ti po shfaqesh benda meje
Këtë gjë dot s`e ndal

Atë falje që kërkove
Atë zemër që e more
Ku e kam, ku e kam
Je kuptimi më i vogël
I asaj që unë mendoja
Të dy bashkë, ah sa pak

Pse, oh pse
Zgjodhe veten
Para asaj që mund të ishim ne, oh ne
Ku e kam, ku e kam unë ëndrrën

Ndoshta jam unë
Që nuk di larg vetes të të mbaj
Por s’të gjej askund
Edhe po të doja të të harroja
I gdhendur tek unë është kujtimi ynë
E mbaj nën lëkurë, por jo si dikur

Atë faljë që kërkove
Atë zemër që e more
Ku e kam, ku e kam
Je kuptimi më i vogël
I asaj që unë mendoja
Të dy bashkë, ah sa pak

Pse, oh pse
Zgjodhe veten
Para asaj që mund të ishim ne, oh ne
Ku e kam, ku e kam unë ëndrrën