Artur Dhamo, A. Filipi & H. Sadikaj - Përse Kështu Lyrics
Ndoshta gabim në jetën tënde
Desha të hyj
Por ti më fal
Ndoshta pendim ndien këto çaste
Për sa më dhe
Sërish më fal
Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj
Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon
Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu
Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot
Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot
Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot
Ndoshta nuk munda
Noshta nuk di të mbes pranë teje
Ndaj po rri larg
Veç jo pa dhimbje
As dhe pa mall
Në heshtje qaj
Veç ti mos qaj
Se kam kaq kohë që veten pyes
Kush ka gabuar
Ka kohë që zemra rrahjet i shton
Ty t’kërkon, të kërkon
Kur ikën larg e paske mendimin
Për këtë ndjenjë
Kam kohë që ty të pyes
Të pyes pa fjalë, përse kështu
Unë s’dua kurrë që syve të tu
Në vend të gazit t’u ngrijë ky lot
Loti i tundimit mbi cep të buzës
Gjurmën e puthjes s’e ruan dot
Po jo nuk desha dhe të pikojnë
Nga sytë e mi të pastrit lotë
Për dashurinë që mbeti ëndërr
E më tek unë nuk kthehet dot
Nuk kthehet
Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria
Ndoshta harruar e ke poetin
Dikur të thoja vargjet e tij-a
Se s’dashuronim as unë, as ti
Po dashuronte dashuria
Artur Dhamo, A. Filipi & H. Sadikaj - Përse Kështu Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Përse Kështu".
3. Video është e këngës "Përse Kështu", por nuk këndohet nga Artur Dhamo, A. Filipi & H. Sadikaj.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.