>
BIOSHQIP
Biografia
Asan Memishi lindi në Sllatinë të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Me kultivimin e këngës folklorike mirret që në moshë të re. Deri më tani ka inçizuar disa këngë me tematikë atdhetare, kurbeti dhe dashurie. Së bashku me Syrja Etemin ka nxjerrë një album me titull: "Dardania i ngjyn plagët". Në vitin2016 nxjerr edhe albumin e dytë me titull: "Dasma e Pollogut", që u mirëprit nga ana e publikut artdashës. Ka kënduar edhe disa këngë me këngëtarin tjetër sllatinas, Bajramali Idrizin, madje edhe me Kadri Selmanin nga f. Odër i komunës së Tearcës.Këngë më të dalluara llogariten: "Ka po shkojnë k'to gjem të ri-e", "Dardania i ngjyn plagët", "Ka l'shu zanin Rrafshi i Pollogut", etj.
KATEGORI: