TEKSTESHQIP

Asan Memishi
Kenge Per Deshmoret
Lyrics

Hej,ka l’shu zanin Rrafsh’i Pollogut
Me at’ kang’ sikur të zogut
Kujton trimat e liris-e
Që mbrojn’ Pragun e Shtëpis-e
Djemt’ e tu trima të rrall’
Mbërthym’ n’arm’-shqipen në ball
Por si yje ndriçojn’ Sharrin
Me gjak t’ri skuqin Vardarin...

Hej,në Sllatin’ Murtezan Etemi
Shkon’ në log me Burim Huseinin
Sy patrembur n’flak’ e n’zjarr
Gjersa mbetën lapidar.
Plot me shpresa e ideale-
Me u ba bashk ‘ tokat shqip’tare
Lum k’si trimash që ka toka
Mburet vendi e nën’lokja.

Amanetin e çojn’ në ved
Bijt’ e shqipes rend me rend
Nga Tanusha e Sllupçani
Shpërtheu zjarri si vullkani...
Nga Kalaja e n’Karadak
UÇK-ja kërkon hak
Besa-bes’ e krah’ për krahu
“Kuku-lele” bërtet shkau.

Hej,ran’ në tok’ e u ngritën n’qiell
U bën’ yje e u bën’ diell
N’horizonte,po shëndrisin
Gjeneratat i porosisin:
“Me vetveten mos u merrni,
Kahjen historis’ t’ja ktheni!..”
Ne po bëhemi shkëmb e gur
Për dit’ t’ bardh’- e për flamur.
Ne po bëhemi shkëmb e gur
Hej,për dit’ t’ bardh’-o ,
O,mor-e për flamur-o,he

Teksti dhe kompozimi: Syrja Etemi