TEKSTESHQIP

Asan Memishi & Syrja Etemi
Kjo Udha E Kurbetit
Lyrics

Kjo udha e kurbetit
na dogji e na kalli,
u shkretua fusha,
u shterua mali.

U terrua hëna
duke qarë nëna,
na u shue votra
duke qarë motra.

Nusja është mërzitur
me mall duke pritur,
është tretur e fishkur -
me zemër të trishtur.

E përvëloi malli
duke pritur djali,
ai u bë burrë
s`e pa BABIN kurrë.