TEKSTESHQIP

Asan Memishi & Syrja Etemi
Dardania I Ngjyn Plaget
Lyrics

Nuk kam lot për të lotuar,
nuk kam zë për të rënkuar.
E kam zemrën të fort` gur,
grushtin - top drejt në flamur.

Nga krah`rori i këtij dheu
jep kushtrimin Skënderbeu:
Nga kjo tokë e Arbërisë
shporni terrin e tiranisë!

Hiqne qafe sot e mot
se kjo tokë kërkon zot,
e zot jemi këtu: NE
s` është Bajlozi që erdhi dje.

Që prej shekujsh - n`kohë të largët
Dardania i ngjyn plagët.
Çdo pëllëmbë e çdo konak
është lyer me lot e gjak.

Porse PLISIN s`e tutë terri,
e tutë besa, e tutë nderi,
e tutë toka, e tutë ZOTI,
e, jo tanku e as baroti.

Nuk kam lot` për të lotuar,
nuk kam zë për të rënkuar,
e kam zemrën të fort` gur,
grushtin - top drejt në FLAMUR.