TEKSTESHQIP

Asan Memishi
Këngë Për Murtezan Etemin
Lyrics

Heej,du me k’n’u-e,more sot nji këngë
Për nji trim-o,mor’ që në luft’ ka rënë
Që ka rënë,more për liri-e
Duke mbrojtur-o shtëpin’ e tij-e
Duke mbrojtur,more fshatin tonë
Ka mbet trimi,mor-e i gjall’ gjithmon-e.

Hej,Murtezani,mor nji djal azgan-e
Qysh n’rini,more hallet n’kok’ i ranë
Ishte i varfër,more si shum’ tjer-e
S’kish për të,more o nji dit’ pranver-e
S’kish për të,more,o nji dit’ të bardh-e
Veç n’gurbet,more o vite me radh-e.

Kudo shkonte,o ky vllau i jon-e
E vendlindjen gjithnjë e kujton-e
E kujton,more si e la n’robni-e
E ta shkel’ more,vetëm nji grusht shki-e
Nji grusht shkie,mor fshatin t’ja shkelin
Turp i madh,more për Ne e për vendin.

Kthehet djali,more nga gurbeti
Pesm’dhet vite o andej i treti
Zemra e shpirti s’i rrinin të qetë
Kur kujton,more si e rron kët jet-e
S’e don jetën djali nën robnie
1000 vjet ky popull me k’ta shkie.

Plasi pushka ,more në Kosov-e
Me dëshir-o djali e ndihmon-e
Me shum’ shok-o o e ka ndihmue
Prej Kosove lufta u zgjërue
Sa shum’ djali o mor-e qenka g’zue
Krisi pushka n’gjith’ trojet shqiptare
UÇK-ja kishte dal’ në male.

Erdh Mujdini luftëtar-i par-e
N’fshat të lindjes u ngrit lapidar-e
Deshtën shkijet bustin t’ja rrënojnë
Murtezani me shok’-do ta mbrojnë
E dhan’ besën si vllau me vllaun:
S’guxon të na e prek,mor’ dora e shkaut.

Heej,krisi pushka,more në Kala-e
Murtezani ishte një ndër ta-e
Ndër ta ishte,o ky trim i par-ë
Ishte vetëm njëzetetet’vjeçar-ë
Zani i pushkës sa mir po i kumbonte
Arma e tij ,more si bilbil këndonte.
Kur mbaroi beteja e Kalas-e
Murtezani shok’ve do t’u flas-e
Se beteja ende s’ka mbarue
N’logjistik’ un’ do t’shkoj me ndihmue
Që nga Rrafshi deri lart’ në Male
Ku e priste Ushtria Komb’tare.
Erdhën shqipet u zdorgjën nga mali
Krahët hapur i pret Murtezani
Sulmojn’ trimat mbi polic të Leshkës
Sikur binin o shkëmbinjt’ e bjeshkës
Ikin “Ujqit”,more të tmerruar
Drejt Ratajës o për t’u strehuar.
Heej,n’istikame o kan’ dalun burrat
Gjith’ me armë,more si furtuna
Kan’ zan’ pritat,more an’e mban-ë
T’hyjë armiku,more mos m’e lan-ë
Mos m’e lan-o o armikun shka-e
Eu,n’istikam Djali mbet kala-e.
Eu,u ndal arma,e pushoi Zani
Nuk luftonte ma Murtezani
Erdhën shokët,o për ta ndihmuar
Luftëtari keq ishte plaguar
Shok’ve t’vet Ai u pat than-ë:
-Kujdes shkaun n’fshat mos m’e lan-ë
Dhe e vuri kokën mbi gur-e
Trimi ra po u ngrit n’flamur-e
Edhe lisat nga lart e pan-ë
Trimin plumbat me gjak e lan-ë
Ulën kokën-o me nderim-e
U përulën me plot pik’llim-e
Po ne mburemi sot me radh-e
O,o,se ra trimi-o me faqe t’brdh-e,o he.

24 Mars 2002 Hamdi Islami