Asio Yzeiri është këngëtar. Ka lindur dhe jeton në Tiranë. Ka mbaruar shkollen Liceun Artistik “Jordan Misja” ne Tirane.
Më datë 30 Gusht 2021, Asio Yzeiri publikon videoklipin "Haram". Muzika e këngës u punua nga Zani Loca, teksti u shkrua nga Aldi Loca, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania FRAME Pro.
Më datë 19 Korrik 2022, Asio Yzeiri publikon videoklipin "Ëndërr Dashurie", në bashkëpunim me Anxhela Perkolën. Muzika e këngës u punua nga Zani Loca, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Samuel Kodra. Videoklipi u prodhua nga kompania Frame Company Albania.