>
BIOSHQIP

Aslaidon, Fituesi I “The Voice Of Albania 4”

03-01-2015
Eshtë Aslaidon Zaimaj, fituesi i edicionit të katërt të 'The Voice of Albania'. 21-vjeçari i rritur në Itali, i përket skuadrës së Genc Salihut, studion psikologji dhe adhuron muzikën prej vitesh tashmë.



"Jam pa fjalë, nuk e përshkruaj dot lumturinë që ndjej. Nuk e prisja që do të fitoja unë. Jam rritur nga ana muzikore, nga ana vokale. Fitoren ia dedikoj publikut që më ka votuar, prindërve dhe vëllait tim, por sidomos trainerit tim, Genci", tha pas fitores Aslaidon.



Pas Aslaidonit, më e votuar nga publiku ne katershen finaliste ishte Albina Kelmendi.

Zeri me i mire i Shqiperise u vendos nga publiku, i cili kete vit me ane te televotimit, vendosi edhe per katershen finaliste. Pas nje rrugetimi te gjate, sfidash e duelesh, ne finale mberriten edhe Semi e Olsa.



Finalistet performuan me nga dy kenge secili sa i perket gares dhe me nga nje duet me traineret e tyre Sidritin, Almen, Gencin dhe Elsen.

Aplikimet per edicionin e peste te 'The Voice of Albania' kane nisur dhe te interesuarit mund te regjistrohen ne faqen e internetit top-channel.tv, ne seksionin e dedikuar ketij 'talent show'.



(Top Channel)

Aslaidon, Fituesi I “The Voice Of Albania 4”