>
BIOSHQIP

Aslaidon: “Finalja E Top Fest, Një Ëndërr...”

21-04-2015
Aslaidon Zaimaj, fituesi i spektaklit "The Voice of Albania" së fundmi edhe pjesmarrës në Top Fest vjen në këtë intervistë ekskluzive për www.teksteshqip.com për të na rrëfyer më shumë mbi eksperincën e tij dhe fillimet e muzikës.

TeksteShqip: Aslaido, keni publikuar së fundmi këngën tuaj më të re "Vetem do ia dal". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Asliadon: Për këtë kënge kam punuar me "Tull Productions", Indri dhe Brizi, dy çuna fantastik që kan një shije muzikore moderne, dhe së bashku kemi punuar shumë mirë, "vetëm do ia dal" është një mesazh pozitiv për të gjithë.



TeksteShqip: Përse zgjodhët Top Fest për të konkuruar?

Aslaidon: Sepse është një mundësi për të nderuar kujtimin e Dritan Hoxhës i cili i dha mundësinë gjithë talenteve të reja për të vënë në pah aftësitë e tyre profesionale.

TeksteShqip: Keni qenë fitues i The Voice of Albania? Çfarë do të merrni gjithmonë me vete nga ky spektakël përveq trofeut?

Aslaidon: Unë do të marr gjithmonë me vete këshillat e të katërt koçave, mbështetjen nga një familje fantastike si në Top Channel edhe ndihmën e Genc Salihut.



TeksteShqip: Sapo keni mbërriotur në gjysmfinalen e Top Fest, a mendoni se jeni gati ta prekni edhe finalen?

Aslaidon: Ngelet një ëndërr...

TeksteShqip: Po të ishe në finale, çfarë çmimi do doje të merrje?

Aslaidon: Nuk ka çmim më të bukur kur kënga këndohet nga spektatori, dhe shpresoj ta kem përcjell.

TeksteShqip: A angazhoheni me koncerte?

Aslaidon: Momentalisht po përqendrohem të rritem profesionalisht .



TeksteShqip: Aslaido, jeton në Pisa, në Itali. Merresh me ndonjë aktivitet tjetër përveq muzikës?

Aslaidon: Aktualisht jamë në Tiranë për Top Fest, por nuk i lë anash as studimet në Itali.

TeksteShqip: Po jeta private e Aslaidon?

Aslaidon: E thotë vetë fjala "privacy"(qesh).



TeksteShqip: Cilat do të jenë projektet e tua të rradhës për sezonin e verës 2015?

Aslaidon: Publiku do ketë surpriza nga ana ime.

TeksteShqip: Aslaido, faleminderit shume qe ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka?

Aslaidon: Sigurisht, falenderoj lexuesit për interesin edhe kuriozitetin.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Aslaidon: “Finalja E Top Fest, Një Ëndërr...”