>
BIOSHQIP
Biografia
Kontaktet e para me muzikën i ka pasur që në moshën 8-9 vjeçare, kohë kur ishte një adhurues i madh i Michael Jackson, të cilin nisi ta imitonte. Por Aslaidon Zaimaj e zbuloi seriozisht këtë dashuri të veçantë duke dëgjuar grupin “Nirvana”. Ai bleu një kitarë dhe nisi kërkimin e shokëve me të cilët ndante të njëjtin interes për muzikën. Adoleshentët formuan një grup, me të cilin performonin në ambiente të ndryshme këngë cover nga Nirvana dhe Green Day, ndërsa më vonë nisën angazhimin serioz për krijimin e këngëve të tyre. Aslaidoni nuk iu nda për asnjë moment këtij pasioni të madh, për të cilin ka superuar edhe një sërë pengesash dhe sakrificash. Megjithëse nuk kishte mundësi të ndiqte një kurs kantoje, në moshën 15-16 vjeçare Aslaidoni praktikohej vetëm, në shtëpi, duke ndjekur këshillat e vocalcoache-ve amerikanë në Youtube. Ai mbërriti në “The Voice”, ku magjepsi gjyqtarët dhe publikun. Pas fitores së këtij talentshow, Aslaidoni merr pjesë në Top Fest me një këngë Pop-Rock të krijuar nga Indri Topi dhe Briz Musaraj...

Në disa nga fotot e tij të vetëm pak muajve më parë, Aslaidoni ka krejt tjetër pamje nga kjo që jemi mësuar ne të shohim gjatë debutimeve të tij në “The Voice”. Flokë të ngrira e të ngritura përpjetë dhe piercing nëpër fytyrë. Kjo ka qenë pamja e tij për sa kohë jetonte në Itali. Por me të marrë vendimin për të konkurruar në “The Voice of Albania”, para se të hipte në avion, ktheu fytyrën në gjendjen e mëparshme. Ndoshta sepse kishte frikën se nuk do ta merrnin seriozisht, ose ndoshta druhej se ashtu nuk do të përcillte dot imazhin e një djali të rritur jashtë Shqipërisë që studion psikologji e adhuron muzikën. Ai donte të kanalizonte gjithë vëmendjen të zëri i tij dhe ja ku ia doli të jetë një ndër më të mirët, të vazhdojë rrugën e prindërve të tij, që kanë kënduar për njëzet vite rresht, dhe të dalë nga kornizat e një këngëtari që e njeh veç një grusht njerëzish. Tani Aslaidoni kthehet në Itali, tek prindërit e tij, veç lajme të mira.

Genc Salihu preferon të dergojë në finalen e The Voice Of Albania 4, Aslaidon Zaimaj, djalin e dy prindërve këngëtarë, që ka ardhur posaçërisht nga Italia vetëm për “The Voice”. Ndoshta ishte interpretimi i shkëlqyer i këngës "Bohemian Rhapsody" nga Queen, apo ndoshta ishte historia e tij që bënë publikun të votojë për të në finalen e “The Voice 4”. Parashikimet peshonin vetëm nga ana e Albina Kelmendit, por fituesi është ai, Aslaidon Zaimaj.

Në Maj 2015, Aslaidon merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Vetem Do Ia Dal".

Në Shtator 2015, Aslaidon Zaimaj merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Me Jep Fajin".

Në Dhjetor 2015, Aslaidon Zaimaj merr pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën "Merrmë Që Sot".

Më datë 30 Qershor 2016, Aslaidon Zaimaj & Felon publikojnë videoklipin "Beg You To Go".