>
BIOSHQIP

Astrit Gruda Vjen Me ‘pa Mu’

13-02-2015
Këngëtari Astrit Gruda është duke punuar në një projekt të ri muzikor që do lansohet shumë shpejt.
Ai për Indeksonline ka thënë se kjo këngë është një remix me refrenin e këngës së Passenger-Let her go dhe se është një kombinim mjaft i mirë me stilin e tij të të kënduarit.

“Po, jam duke punuar një projekt të ri me tekst timin dhe me muzikë nga Nurteel. Kënga quhet ‘Pa mu’ dhe refreni është i këngës Let Her Go të Passenger. Kam menduar që t’ia bëj edhe klipin por nuk kam vendosur ende se me cilin produksion do e realizoj” ka thënë Astriti.

Ai me tej ka sqaruar këtë këngë ku ka thënë se në të bëhet fjalë për një dashuri në mes të një djali i cili luan me ndjenjat e një vajze të cilës pas ndarjes ja ndjenë shumë mungesën.

Astriti gjithashtu është duke punuar edhe në projekte të tjera që do të jenë bashkëpunime me këngëtarët e estradës. Ai madje për Indeksonline ka zbuluar se një nga këngët duet do të jetë së bashku me Nexhat Osmanin që do të lansohet pas muajve të verës.
(Indeksonline)

Astrit Gruda Vjen Me ‘pa Mu’