>
BIOSHQIP
Biografia
Njihet si Jointinjo, por emri i vertet i tij është Arsen Danga. RAP-artist shqiptar, i lindur në Korçë në një familje të thjeshtë Korçare. Djalë i vetëm i asaj familje. Ka shumë stil më ndryshe se cfarë është dëgjuar deri tani në historinë e RAP`it shqiptar. I rritur ne nje qytet me tradita si Korca, ai do që Karrierën e tij ta popullarizojë në gjithë Shqipërinë madje dhe jashtë saj. Rryma të cilat ai i këndon janë Hip Hop Trap, Underground, Old School, New School, Hard Hip Hop UK Drill Trap

Në vitin 2007 në moshën 12 vjeçare vendosi ti hyjë muzikës dhe kryesisht asaj Rap. I frymëzuar nga mënyra e jetesës së përditshme në te kaluarën, sistemi dhe ngjarjet politike e bëjnë atë të kritik kundër sistemit dhe të uritur për karrierë. Qysh atëherë nisi të dëgjonte këngë shqipëtare dhe të huaja kryesisht rrep. Nisi të shkruaj tekste dhe të praktikohej me muzikën. Pas dy vjetësh praktikë në vitin 2009 regjistroji dhe këngën e tij të parë jo profesionale të quajtur "I'am Audacious". Teksti dhe muzika ishin të krijuara nga ai.

Në vitet 2012-2013 ai filloi të nxjerrë një sërë këngësh plus dhe një mini Album të cilin e quajti "Audacious Revolution".

Në Shtator 2014 ai publikon këngën e parë profesonale të quajtur "Ma i Riu n'Qytet", me te cilen merr pjesë në Shkodra Fest 2.

Në 2019, Jointinjo lidh kontrate me komapani menaxhimi. Për menaxhimin dhe mbrojtien e te drejtave te projekteve te tij.

Më datë 2 Tetor 2020, Jointinjo publikon videoklipin "Qyteti Me Drita", në bashkëpunim me Kevinjon.
DËRGOI: