>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është një nga emrat më të rinj të muzikës, bija e muzikantit, Xhelo Vasjari. Ona është rritur me muzikën popullore, dhe si njohëse e mirë e saj, ajo ka punuar shumë me muzikën dhe tekstet e këngëve për të sjellë projekte të kuruara në detaj. Një nga bashkëpuntorët e saj më të afërt në realizimin e këngëve është Adi Hila.

Më datë 6 Tetor 2017, Ona Vasjari publikon këngën e saj të parë të shoqëruar me videoklip "Nuk Je Lab". Muzika e këngës u punua nga Adrian Hila. Videoklipi u prodhua nga kompania Chill Pro.

Më datë 21 Gusht 2018, Ona publikon me videoklip bashkëpunimin e saj të pare me 2Step, këngën “Favor”, një produksion i realizuar nga Marsel Gunga, teksti 2 Step dhe video nga Max Produksion.

Më datë 20 Tetor 2018, Ona Vasjari publikon videoklipin "Xhane", produksion i realizuar nga Adi Hila dhe video nga Max Produksion.

Më datë 8 Mars 2019, Ona Vasjari publikon videoklipin "Nena", gjithashtu produksion nga Adi Hila dhe video nga Max Produksion.

Më datë 8 Qershor 2019, Ona Vasjari publikon videoklipin "Niper Dhe Mbesa". Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga Arben Duka & Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valter Beqo. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 14 Qershor 2019, Ona Vasjari & Sajmir Misku publikojnë videoklipin "Fati Im". Muzika e këngës u punua nga De Vox & Valter Beqo, ndërsa teksti u shkrua nga Endrit Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.