>
BIOSHQIP
Biografia
Familja e saj ka emigruar atje nga Kosova në vitin 1992. Aulona ka lindur në Gjermani, por flet rrjedhshëm shqip, gjermanisht dhe anglisht. Ëndrra e saj më e madhe është të këndojë para një publiku shqiptar, arsye pse është këtë herë konkurrente në ‘The Voice Kids Albania’. Aulona di të bëjë për vete me karakterin dhe ëmbëlsinë e saj.

Më datë 12 Dhjetor 2012, Aulona publikon videoklipin "Creme De La Creme".

Ne vitin 2013, Aulona Morina ka marrë pjesë në talent- show-n "The Voice Kids Germany".

Ne vitin 2015, Aulona Morina ka marrë pjesë në talent- show-n "Das Supertalent" në Gjermani.

Në vitin 2018, Aulona Morina merr pjesë në Voice Kids Albania.

Më datë 21 Shtator 2019, Aulona publikon videoklipin "Me Kon Je". Muzika e këngës u punua nga Ardian Kastrati, ndërsa teksti u shkrua nga Aida Baraku. Videoklipi u prodhua nga kompania Labia.

Më datë 16 Shtator 2021, Aulona publikon videoklipin "Simptoma". Teksti i këngës u shkrua nga Yll Limani. Videoklipi u prodhua nga MAX Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga Fatjon Miftari.