>
BIOSHQIP

Aurel Amzai, Një Arkitekt I Ardhshëm...

02-09-2013
Aurel Amzai, këngëtari nga Struga vjen ekskluzivisht në këtë intervistë për teksteshqip. Ai tash e një e kohë nuk na ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për shkak të studimeve që vijon në shtetin e Gjermanisë, gjithsesi ai na flet më shumë në këtë intervistë rreth jetës së tij private si dhe planet që ai ka për të ardhmen. Në vazhdim ai na flet më shumë rreth tij... Teksteshqip: Aurel, na trego pak si ishte kjo verë për ty? Aurel: Shumë e shkurtër! Nuk e kam ndjerë fare se kur filloi dhe kur mbaroi. Angazhimet e shumta në jetën personale nuk më kanë lënë fare kohë as për të vizituar miqtë e mi në Tiranë.



Teksteshqip: Sa ke qenë i angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte? Aurel: Që pas daljes time të fundit në "Kënga Magjike 2012" vendosa te bëj një pushim të shkurtër sa i përket aktiviteteve muzikore. Sapo jam transferuar me studime në Gjermani dhe mu desh që këtë vit t'ia dedikoj plotësisht studimeve te mia. Teksteshqip: Po pushimet verore ku i kalove? Aurel: Duke marrë parasysh që kam pothuajse 1 vit nëper Europë, Austri dhe Gjermani, 1 muaj i "lirë" qe me ngeli nga vera, doja ta kaloja pranë familjes time në Strugë. Kështu që këtë herë pushimet i kam lënë për në dimër. Teksteshqip: Kur do të kemi një projekt të ri muzikor nga ti? Aurel: Siç e përmënda edhe me sipër këtë vit kam vendosur ta bëj pushim. Diku nga fundviti ose fillimet e vitit të ri padyshim që do të ketë projekte të reja madje edhe bashkpunime.



Teksteshqip: Keni menduar të realizoni një album? Aurel: Duke e parë se si funksionon momentalisht tregu muzikor albumi as nuk më vjen nëpër mënd. E shoh më të arsyeshme realizimin e këngëve single dhe videoklipeve sesa album. Albumi do të vij atëherë kur unë do jem futur më fuqishëm në tregun muzikor. "Jam akoma në pritje të 5 minutave të mia të arta". Teksteshqip: Aktualisht, ju jetoni në Gjermani. Me çfarë merren tjetër atje përveq muzikës? Aurel: Në Gjermani vazhdoj studimet për Arkitekturë. Ka pak kohë që më është propozuar edhe një rol në një film gjerman me metrazh të shkurtër, por gjërat për këtë projekt do te konkretizohen pasi të kthehem në Gjermani.



Teksteshqip: Po nga jeta private çfarë do na shpalosësh. Vazhdon të mbetesh "single"? Aurel: Single por i rrethuarr me shumë dashuri. Jam në një periudhë ku nuk më del koha të mendoj për vete e jo më për dikë tjetër në krah. Teksteshqip: Po pjemsarrje ne ndonjë festival e ke mnduar këtë vit? Aurel: Festivalet më kanë pëlqyer gjithmonë dhe nuk heq dorë prej tyre pavarsisht gjërave që ndodhin në to. Por fatkeqsisht këtë vit nuk me del koha për tu përgatitur për ndonjë festival.



Teksteshqip: Aurel ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektet e tua të ardhshme & jetën private. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut? Aurel: Faleminderit edhe juve. Ishte kënaqësi për mua. Unë vetëm do ju kërkoja falje që nuk kam qënë shumë aktiv me muzikën time, por ju premtoj që së shpejti do jem më i pranishëm. Faleminderit që më ndiqni.
(Teksteshqip)

Aurel Amzai, Një Arkitekt I Ardhshëm...