>
BIOSHQIP
Biografia
Dashuria e tij per muziken filloi kur ai ishte i vogel, kjo per faktin se ai rrjedh nga nje familje artdashëse. Studio per 8 vite per piano dhe kanto ne shkollen e muzikes "Rruga e Metodit" ne Ohër. Ka mbaruar studimet per Arkitekturë ne Universitetin Politeknik te Tiranës. Mori pjese neper shume aktivitete muzikore ne Maqedoni si pjese e korit te shkolles dhe ne te shumten e rasteve si kengetare solist edhe si pianist.

Në vitin 2008 mer pjese ne "Nota Fest" me kengen "Leter neper shi" kompozuar nga Vullnet Ibrahimi, ku dhe fitoi cmimin per performancen me te mire.

Në Maj 2009, Aurel merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Gjysma E Asgjes".

Në vitin 2010 merr pjese ne festivalin madheshtor "Kënga Magjike" me kengen "S'mund te jem", kompozuar nga kompozitori shumë i njohur Lazar Cvetovski ku u nominua ne "Cmimi Televiziv" sëbashku me Ronela Hajatin dhe Goldi Halili.

Më datë 6 Qershor 2011, Aurel publikon videoklipin "E Ndjen Ti". Videoklipi u prodhua nga Pro Video. Me këtë këngë, Aurel merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 në vitin 2011, bazuar ne nje histori te vertete,nga jeta personale e kengetarit..

Në Nëntor 2011, Aurel merr pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Nuk Ndaloj", një këngë urbane me të cilën Aureli shpreh një revolte te brendshme. Edhe kjo këngë është kompozuar nga kompozitori i njohur Lazar Cvetovski dhe me tekst nga Dr.Flori.

Në Nëntor 2012, Aurel Amzai merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Delirium".
DËRGOI: