Aurela Gaçe

Aurela Gaçe Prezanton Bashkëshortin

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[27-10-2015]
Këngëtarja Aurela Gaçe poston pothuajse çdo ditë në rrjetet sociale, por fotot janë zakonisht nga skena, çaste dhe kujtime që i ndan me kolegët dhe fansat.

Rrallë shfaqen në to personat e familjes dhe partneri, edhe pse Skerdi, si menaxher i Aurelës, është vazhdimisht pranë saj dhe artistëve të tjerë që interpretojnë në netët live të Crazy Calvin.

Dëshira e tij për të qëndruar pas kamerave dhe aparateve fotografikë është bërë e njohur bashkë me lajmin e historisë së dashurisë, prandaj, veç ca fotosh kur mund ta dallosh mes një grupi miqsh të Aurelës, rrallë gjejmë të tjera, shkruan revistaclass.

Megjithatë sot ata janë dorëzuar sepse dashuria e ka aftësinë për të shkaktuar edhe të tilla ndryshime. Aurela ka postuar një foto çift, në një udhëtim në Selanik, buzë detit ku ata duken më pranë e më të dashuruar sesa kurrë ose janë aq pranë e të dashuruar sa çdo ditë, vetëm që në ditët e tjera, nuk kanë dashur ta tregojnë këtë edhe në rrjetet sociale. Si koment mjafton një fytyrë me sy të dashuruar.
 (Indeksonline)

Aurela Gaçe Prezanton Bashkëshortin


Komente 0